Kryesore

Parashikimi i motit, 14 Shkurt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 14/02/20 |
el ida

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me vranësira të shumta në orët e para të ditës, ku reshjet do të fillojnë në zonat veriore dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, ku pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe lokalisht intensiv. Por në orët e vona të natës do të kemi përmirësim të lehtë të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1gradë Celsius, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi 6 ballë./Opinion.al

Pas