Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë vranësira, kryesisht në zonat malore dhe juglindje të vendit.
Temperaturat do të luhaten nga 12 gradë Celsius në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë. /Opinion.al