Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025

Dashi-Prania e Venusit në shenjë e bën këtë periudhë një kohë të favorshme për dashurinë dhe lidhje të reja. Megjithatë, sheshi i Uranit mund të shkaktojë disa ngjarje të papritura. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të jeni fleksibël.

Demi-Pozicioni i Venusit te Dashi tregon një fazë pasioni dhe intensiteti të madh. Megjithatë, Saturni mund të shkaktojë tension dhe vështirësi në komunikimin me partnerin. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të dëgjoni tjetrin. Falë këmbënguljes tuaj, po arrini rezultate të mira në punë.

Binjakët-Disa planetë janë në anën tuaj këtë fund Marsi. Mërkuri hyn në shenjën e mikut të besuar të Dashit dhe ju favorizon në jetën familjare, shoqërore dhe emocionale. Një intuitë e jashtëzakonshme ju ndihmon me forcë. Mos shkoni shumë larg.

Gaforrja-Shikoni interesat tuaja këtë fundjavë dhe injoroni ata që ju këshillojnë të ndihmoni të tjerët. Keni bërë mëse mjaftueshëm dhe ka ardhur koha të bëni për veten. E meritoni suksesin.

Luani-Edhe pse është një qiell i ftohtë ky i juaji, kjo nuk do të pengojë Marsin dhe Jupiterin që t’ua transmetojë juve. Në veçanti Marsi ju bën të sigurt në vetvete dhe autoritar.

Virgjëresha-Kjo e sotmja është një ditë shumë e mirë për t’iu përkushtuar miqve dhe njerëzve që keni afër. Zgjidhni cila marrëdhënie është më e rëndësishme për ju dhe fokusohuni tek ajo fillimisht.

Peshorja-Sot do të u tregoni miqve se ju jeni shumë të zotë kur vjen puna tek përdormi i pajisjeve teknologjike. Askush më mirë se ju nuk mund ta marrë përsipër një projekt që ka të bëjë më pajisjet më të fundit të teknologjisë.

Akrepi-Mos u ndjeni të detyruar të përmbushni kërkesat e të tjerëve. Fakti se dikush dëshiron që ju të bëni diçka nuk do të thotë se jeni i detyruar ta bëni. Sforcohuni për veten tuaj dhe jo që të argëtoni të tjerët. Liria është shumë e rëndësishme për ju, kështu që sigurohuni që e ushtroni këtë të drejtë në çdo aspekt të jetës.

Shigjetari-Askush më mirë se ju nuk mund ta gjykojnë nëse është lëvizja e duhur, apo jo. Qëndroni autonom dhe të pavarur në zgjedhjet tuaja. Më në fund mund të zgjidhni në liri të plotë dhe me këtë do të tërhiqni dhe një person që ju vlerësoni shumë. Sot do të jeni ju lideri i grupit dhe të tjerët do t’ju ndjekin.

Bricjapi-Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që mbrëmja të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të.

Ujori-Dita e sotme do të jetë përgjithësisht e mirë. Sa i përket jetës sentimentale do të kaloni çaste të bukura. Ndërsa në lidhje me buxhetin, do të keni disa humbje të vogla. Duhet të jeni më të përqendruar.

Peshqit-Këtë fundjavë do të jeni në formën tuaj më të mirë, si nga ana krijuese, artistike, ashtu edhe ajo romantike. Mos nguroni për të qenë ambiciozë, por gjithnjë duke u treguar të sjellshëm dhe të mirë ndaj atyre që ju rrethojnë.




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT