Është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme , Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.
Bardhi u paraqit sot në SPAK në orën 15:00, pas padisë që ky i fundit ka bërë.
Ai denoncoi publikisht dhe zbuloi disa SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.
Sipas tij, mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.