Një tentativë vjedhje është parandaluar në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë një 35-vjeçar ka tentuar të vjedhë shtëpinë e një personi në lagjen nr. 4 të qytetit.
Por telefonata e një qytetari në polici e parandaloi vjedhjen e banesës së një emigranti me inciale P.N.
Blutë kanë mundur të arrestojnë në flagrancë brenda në banesë, 35-vjeçarin me iniciale L.SH, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./Opinion.al/