Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës, ka mbajtur fjalimin e çdo mbrëmjeje para simpatizantëve të tij.
Teksa përshëndeti mbështetësit, Berisha u bëri thirrje që të marrin pjesë në protestën e opozitës, ditën e martë përpara bashkisë së kryeqytetit.
Ai gjithashtu deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij.
Po ashtu ish-kryeministri tha se ditën e martë në orën 16:30 do t’i presim biletën krye-hajnit.
PJESË NGA FJALIMI I MBRËMJES NGA ISH-KRYEMINISTRI BERISHA
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarët e vërtetë të shpëtimit të Tiranës dhe Shqipërisë.
Ju përshëndes ju me përzemërsinë më të madhe, përshëndes oratorët tuaj.
Përshëndes të gjithë qytetaret dhe qytetarët e vendosur dhe të betuar që ditën e martë në orën 16:30 ti presin përfundimisht biletën krye-hajnit të të gjitha kohërave të bashkisë Tiranë.
Njeriut që Tirana nuk ka pasur kurrë në 104 vite një hajdut si ai brenda mureve të bashkisë së saj. Erion Veliaj është turpi i njeriut. Është turpi i burrit që martohet me para të vjedhura.
Është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë.
Erion Veliaj është turpi njerëzor, sepse ndofta si asnjë tjetër qytetar vendor në Europë, Afrikë, Azi e në mbarë botën, ka përshtatur modelin e vjedhjes së 100% të parave të taksapaguesve të kryeqytetit.
Erion Veliaj është qeveritari vendor më i shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana, i cili mendon se qytetarët e Tiranës janë drunj, hanë barë dhe u servirte dy vite me radhë pyllin e 1 milionë fidanëve për të mbuluar vjedhjen e 1 milionë fidanëve me fatura false.
Për të mbuluar falsifikimin e blerjes së 1 milion fidanëve që nuk kishte ndodhur kurrë. Erion Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij.
Sot ky kryehajn i bashkisë Tiranë me mburrje u thotë shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep dhe skapin e ka në qese.
Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, t’i quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr.
Erion, më mirë shko vetë dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata bëjnë burgun për shkakun tënd.
Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman në botë që të mbron ty. Erion, zemërimi dhe revolta e qytetarëve të Tiranës është e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja që u ke bërë ti atyre.
Sepse e pakufishme ishte poshtërimi që u ke bërë ti atyre. Sot ti u the tiranësve se unë e kam blerë skapin, se unë i kam dhënë ndërtesën.
Po me se ishte ndërtuar ajo ndërtesë, që u transferua tek skap? Me pensionin e mamasë? E kujt ishte, nga dolën fondet që u ndërtua ndërtesa?
Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e fëlliqura që keni bërë njëri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashkë me ndërtesën të kam futur në thes.
Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani, shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë. Ata e presin nga zemërimi, guximi i tyre. Ata e presin nga përmbushja e misionit të tyre.
Por meqenëse para qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, nxore pazaret që ke bërë me Dumanin, më lejoni të njoftoj dhe njëherë qytetarët se çfarë ka bërë Dumani për ty, për këto pazare të fëlliqura me ty. Po miq!
Së pari, Altin Velia të ka hequr ty cilësimin organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, në një kohë kur ti me drejtorët e tu në çdo tender keni vepruar vetëm si grup i strukturuar kriminal, në ligjin shqiptar, atë evropian dhe botëror, por jo për Altin Velinë dhe Erion Dumanin.
Së dyti, Altin Velia ka injoruar 3 fishimin, 5 fishimin e çmimeve të tenderave që keni vjedhur, duke tejfryrë fondet limite. Erion do të të vij dita dhe të dy do të përfundoni atje ku e meritoni.
Së treti, Altin Veliaj ka injoruar, të ka falur falë pazareve që ke ti me të, kriteret false në një krim të shëmtuar, kriteret fals që keni përdorur në modelin tuaj të vjedhjes 100% të fondeve të qytetarëve të Tiranës.
Altin Veliaj i yt, që ti the se e ke blerë me ndërtesën e ndërtuar qindarkë për qindarkë me paratë e taksa paguesve të Tiranës që kanë paguar 3-fish taksën e ujit dhe që ka kushtuar duke vjedhur ju, 5 herë çmimin e zakonshëm.
Sepse ti Erion si kryetar i autoritetit kontraktues të Bashkisë Tiranë, si kryehajn i bashkisë Tiranë nuk ta përmend emrin asnjëherë, ta shpërblen duke hequr emrin nga çdo dosje.
Asnjë standard nuk ka përdorur Altin Veliaj sepse në çdo standard, Erion Dumani do të shkonte tek Tusha-Simirxhiu.