Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërime të reja për zjarre në Kaliforninë jugore

2025/01/15 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërime të reja për zjarre në Kaliforninë jugore

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa erërat e forta goditën Los Anxhelosin, ku dy zjarre masive, që filluan një javë më parë, ende nuk janë shuar. Erërat e sezonale që vijnë nga Santa Ana pritet të vazhdojnë me forcë të mjaftueshme për të përhapur hirin e nxehtë të zjarrit për shumë kilometra, duke rritur mundësinë e zjarreve të rea në një rajon, ku të paktën 24 njerëz tashmë kanë humbur jetën.

“Erërat kërcënuese për jetën dhe shkatërruese tashmë kanë mbërritur këtu”, tha shefja e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin e Los Anxhelosit, Kristin Crowley në një konferencë për shtypin.

Pjesa më e madhe e Kalifornisë Jugore është në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të thatësirës dhe erërave të forta. Ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të lartë në një zonë prej 480 kilometrash, që shtrihet nga San Diego deri në veri të Los Anxhelosit. Përballë rrezikut më të madh janë zonat e brendshme në veri të Los Anxhelosit, duke përfshirë rajonet me popullsi të dendur në Thousand Oaks, Northridge dhe Simi Valley, me më shumë se 300,000 banorë, sipas meteorologëve.

Gati 90,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi korportatat e shpërndarjes së energjisë elektrike vendosën të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike për të shmangur mundësinë e shkaktimit të zjarreve të reja nga kabllot e tyre elektrike.

Në gjendje gatishmërie

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të lodhur dhe të shqetësuar që të jenë gati për t’u evakuuar. Ndërkohë policia njoftoi se ka arrestuar 50 njerëz për vjedhje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të gjendjes emergjente dhe krime të tjera.

Prej tyre, tre persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie pasi u panë duke nisur zjarre të vogla që u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Anxhelosit Jim McDonnell.

Shqetësim më i madh mbetet kërcënimi nga erërat e forta që parashikohet të arrijnë shpejtësinë e uraganeve të martën në disa zona. Tani të mbështetur edhe nga zjarrfikës nga shtetet e tjera, si Kanadaja dhe Meksika, ekipet e zjarrfikës të Los Anxhelosit u dislokuan në zona të ndryshme për shuarjen e zjarreve. Numri i zjarrfikësve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve tani është shumë më i madh se një javë më parë, kur vala e parë e zjarreve filloi të shkatërronte mijëra shtëpi.

/VOA

Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Mënyra si flini ndikon te rrudhat dhe lëkura, çfarë të bëni

Mënyra si flini ndikon te rrudhat dhe lëkura, çfarë të bëni

Vodhi një shumë parash në një piceri në Durrës, arrestohet i riu

Vodhi një shumë parash në një piceri në Durrës, arrestohet i riu

Shisnin drogë afër shkollës, dy të arrestuar në Tiranë

Shisnin drogë afër shkollës, dy të arrestuar në Tiranë

TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com