Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paradoksi, po vijnë më shumë turistë të huaj, por hotelet kanë pasur më pak punë

2023/04/19 at 9:44 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Paradoksi, po vijnë më shumë turistë të huaj, por hotelet kanë pasur më pak punë

Ndonëse numri i shtetasve të huaj që vijnë në vend është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, teksa vendi e mori veten nga pandemia dhe Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, gjatë muajve të fundit ata kanë qëndruar më pak në vend dhe hotelet raportojnë që kanë pasur një ulje të normës neto të shfrytëzimit të dhomave.

Të dhënat e INSTAT të hyrjes së shtetasve të huaj dhe ato të netë qëndrimeve nga jo rezidentët tregojnë një diferencë të lartë në drejtime të kundërta, sidomos gjatë muajve të fundit.

Psh, në janar 2023 INSTAT raportoi një rritje rekord të hyrjes së të huajve, duke arritur në 377 mijë, me një zgjerim prej 94% në krahasim me muajin e parë të vitit 2022. Në botimin e strukturave akomoduese të janarit, po sipas INSTAT, numri i vizitorëve jo rezidentë u rrit ndjeshëm me 68%.

Por, në kontrast me këtë bum të të huajve, strukturat akomoduese në vend nuk kanë pasur shumë punë.

Sipas INSTAT, numri i numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me vetëm 7,8 .%. Edhe treguesi tjetër, ai i normës neto të shfrytëzimit të dhoma është në rënie, nga 8.9% në janar 2022, në 8.6% në janar 2023.

Tendencën e raportuar nga të dhënat e strukturave akomoduese dhe normën e shfrytëzimit të dhomave e kanë konfirmuar për Monitor dhe operatorët më të mëdhenj turistikë.

Ky dimër, sipas Fatos Çerenishtit, administrator i FAFA Group, një prej strukturave akomoduese më të mëdha në vend, ka pasur rënie të turistëve në struktura. Ndikimin kryesor, sipas tij, e ka dhënë ulja e vizitorëve nga Kosova. Arsyet pse ka ndodhur kjo, sipas tij, lidhen me kushtet më të vështira ekonomike që solli kriza por edhe me situatën e përgjithshme politike. Ai vëren se edhe net-qëndrimet janë shkurtuar. “Dimri ka pasur turistë, por nga ajo që konstatoj ka rënie me 20-30% në raport me vitet e tjera”, ka pohuar ai.  Në vitin 2022, të dhënat tregojnë se gjysma e parë e vitit ishte shumë pozitive, ku të gjithë treguesit ishin me rritje, si hyrjet e shtetasve të huaj, ashtu dhe netëqëndrimet dhe norma e shfrytëzimit të dhomave (shiko tre grafikët në fund).

Në gusht, që është dhe kulmi i sezonit, ndonëse hyrjet e shtetasve të huaj ishin në rritje (+11.2%), numri i netëqëndrimeve erdhi në rënie (-4.2).

Gushti ishte periudha kur në vend u hap debati për plazhet e boshatisura dhe për zënien e strukturave akomoduese, ku përveç Durrësit që kishte shfrytëzim të lartë të kapaciteteve deri në 90%, operatorët e tjerë, në jug e në Shëngjin, e raportonin këtë tregues në rreth 70%.

Pas një gjallërimi në shtator e tetor, nëntori dhe dhjetori ishin muaj negativë për hotelet sa i përket netëqëndrimit të turistëve dhe shfrytëzimit të dhomave. Psh, në nëntor, norma e shfrytëzimit to dhomave ishte 9.7%, nga 10.7% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në vitin 2022 u regjistruan 2.4 milionë netë qëndrime të shtetasve jo rezidentë. 95% e netëqëndrimeve të shtetasve të huaj janë nëpër hotele, 4.36% janë në struktura “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra”, (megjithëse informaliteti në këtë të fundit është shumë i lartë, shënim i Monitor).

Vitet e fundit vendi është bërë tërheqës dhe për qëndrimin me kampingje. Në 2022, numri i tyre u trefishua, duke u vlerësuar në gati 25 mijë netë qëndrime, ndonëse si peshë mbetet e ulët, në vetëm 1% të totalit./Monitor

Etiketa: hoteleshqiperiaturizem

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Rrumbullaku me drejtorët e vendeve të BE: Të bashkëpunojmë për parametrat e sigurisë

Rrumbullaku me drejtorët e vendeve të BE: Të bashkëpunojmë për parametrat e sigurisë

Çuçi për policinë: Sot kemi rol drejtues në skuadrat hetimore të huaja

Çuçi për policinë: Sot kemi rol drejtues në skuadrat hetimore të huaja

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com