Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papunësi, ç’mrekulli!

2016/05/16 at 7:30 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këmbët dhe jorgani!

EDMOND TUPJA


Në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike, të rilindur e të lumtur, të humbësh vendin e punës ose të jesh i papunë është fatkeqësi e madhe si për familjet tuaja, të dashur lexues të vë- mendshëm e të paanshëm të kësaj rubrike të përjavshme, ashtu edhe për vetë ju.

Është fatkeqësi e madhe sepse, për të jetuar me një minimum dinjiteti, u dashkan para dhe këto, për të ndershmit, kuptohet, fitohen vetëm  me punë, pra, siç thuhej dikur, me djersën e ballit.

Mirëpo sot qenka përherë e më e vështirë të gjesh punë me gjithë premtimin e së majtës në vitin 2013 për të hapur 300 000 vende pune me të ardhur në pushtet dhe, ndërkohë, koha kalon kohën duke folur me vete, dhe pas një viti do të bëhen sërish zgjedhjet për në Kuvend, dhe njerëzit, para se të votojnë, duan të dinë realisht sa vende pune, nga 300 000 të premtuar, kanë mbetur pa u hapur: disa thonë 200 000, të tjerë pretendojnë 100 000, të tjerë akoma mendojnë 50 000, madje ka të tillë, me kokrra si dokrra, sigurisht, që shpallin me sigurinë më të madhe se janë hapur edhe 10 000 përtej premtimit të bërë!

Sidoqoftë, pavarësisht statistikave që mungojnë në këtë drejtim, shqetësimi im sot është se pushimi nga puna përbën një traumë të rëndë jo vetëm thjesht nga pikëpamja ekonomike. Kështu, për ta vërtetuar pohimin që sapo bëra, po sjell disa të dhëna të cilat, para pak ditësh, i mora nga “Radio France Internationale”.

Kur dikush humb vendin e punës, në Francën e zhvilluar sigurisht, atdheun e të drejtave të njeriut, me një lëvizje sindikaliste të fuqishme, ai rrezikon të pësojë infarkt të miokardit: statistikisht, atje janë regjistruar çdo vit 14 000 raste infarkti tek ata që, për një arsye ose një tjetër, e shohin papritmas veten të pushur nga puna; gjithashtu, të papunët janë më të kërcënuar sesa të punësuarit që të zhvillojnë tumore vdekjeprurëse ose të bien në depresion nervor.

Nga ana tjetër, jeta e tyre familjare tronditet deri në themelet e saj: disa prej atyre divorcojnë, të tjerë grinden pareshtur me gruan dhe fëmijët ose jepen pas alkoolit apo drogës; gjithashtu, pushimi nga puna i zhvleftëson prindërit në sytë e fëmijëve dhe, për pasojë, këta nisin e bien nga mësimet, marrëdhëniet e tyre me mësuesit e shokët e klasës acarohen etj., etj. Oh, sigurisht që në atdheun tonë socialkapitalist ndodh e kundërta e asaj që vërehet në Francë!

E thënë më shkoqur për lexuesit e mi të shqetësuar, kur dikush nga ne, shqiptarët e sotëm, që tashmë vuante nga zemra ose ishte prekur nga kanceri, ose kishte rënë në depresion nervor, sapo e sheh veten të pushuar nga puna, vëren me kënaqësinë më të thellë që nuk ka më as më të voglin shqetësim kardiak ose që tumori vdekjeprurës i është zhdukur, ose që ka dalë plotësisht nga gjendja e rëndë depresive; ai vëren gjithashtu, me habinë më të madhe, se familja ka rigjetur harmoninë e ëndërruar, se fëmijët i janë bërë të mbarë për veten, familjen, shkollën e shoqërinë!

Gjithçka sapo thamë është po aq e entuziazmuese sa mrekullitë që ndodhnin në Mesjetë! Prandaj dhe rrjedhimisht, të paktën sipas disa burimeve të pashtershme jozyrtare, qeveria shqiptare, me bujarinë dhe ndjenjën e theksuar të solidaritetit europian që e karakterizojnë, është gati t’u hapë kufijtë tanë mikpritës refugjatëve dhe azilkërkuesve politikë me të vetmin kusht që, kur të vinë në gjirin e ngrohtë të popullit tonë, të mos kërkojnë punë sepse, me të gjetur një vend pune, mund të rrezikojnë të sëmuren nga zemra, t’u shpifet ndonjë kancer apo ndonjë depresion i mundimshëm, ndërsa emigrantëve ekonomikë, në veçanti kardiakëve, kancerozëve dhe depresivëve, do t’u japë lajmin e lumtur se, duke mos kërkuar punë në Shqipërinë tejet mikpritëse, me siguri që do të shërohen me të vënë këmbën e tyre të dashur në tokën e saj zemërdhembshur dhe se, po me aq siguri, themelet e familjeve do t’u forcohen dhe fëmijët do t’u bëhen të shkëlqyer në shkollë e në shoqëri!

A nuk është kjo një mrekulli kaluar mrekullive, një mrekulli që do ta kishin zili mbarë shenjtorët e të gjithave feve, madje edhe shenjtorët ateistë apo agnostikë, si ata që kanë shkuar tashmë në parajsë, ashtu edhe ata që gatiten të shkojnë detyrimisht atje, herët a vonë, për t’u lumturuar falë mrekullive që vazhdojnë të bëjnë për ta shpëtuar njerëzimin nga vetvetja!/Panorama

 



Ju sugjerojmë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Videoskandali, dëshmia e vajzës: Xhelili më hoqi nënën nga puna

Nëna e vajzës: Ju rrëfej ditët kur Shukri Xhelili i bënte presion

Publikimi i videoskandalit/ Rama shkarkon Shukri Xhelilin

Skandali i Xhelilit/ Flet vajza: Dua të iki jashtë shtetit...

Video/ Kryebashkiaku i Peshkopisë kërkon seks për një vend pune

Videoskandali i Xhelilit, babai i vajzës: Jemi izoluar. Na kërcënojnë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
8 Qershor, 2025

Prej 25 vitesh, në shtëpinë ku  Lavdia jeton me familjen e saj dhe të kunatit, Gazmendit, nuk ka pasur harmoni. Siç ajo parashtron problemin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com