Një incident simpatik i ndodhi Papës këtë të mërkurë teksa po shkonte të mbante meshën e tij të zakonshme në sheshin e Shën Pjetrit.
Ndërsa makina papale po kalonte mes turmës, një erë fryu dhe i mori atit të shenjtë kapelën, e cila njihet ndryshe dhe me emrin ‘zucchetto’.
Menjëherë, një nga ndihmësit nuk humbi kohë dhe i dha Franceskut një kapelë tjetër përpara së të niste Audiencën e Përgjithshme.