Pagëzimi i bombës më të fuqishme jobërthamore të ushtrisë amerikane si “nëna e të gjitha bombave” është cilësuar si turp nga Papa Françesku.
“Më erdhi turp për emrin e një bombe, nëna e të gjitha bombave. Mamaja sjell jetë, kjo sjell vdekje. I themi mama asaj pajisjeje, çfarë po ndodh!”
Në fjalën e mbajtur përpara studentëve në Vatikan, Ati i Shenjtë, ngriti shqetësimin se në botë po rritet kultura e shkatërrimit. Komenti i Papa Françeskut vjen në pritje të takimit zyrtar me presidentin amerikan Donald Trump, i caktuar për në 24 maj.
Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan për herë të parë MOAB-in, superbombën 10-tonëshe, duke lënë dhjetëra terroristë të vrarë. Shënjestra e ushtrisë amerikane ishin tunelet e ISIS në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit