Papa Françesku është shtruar në spital në Romë pasi do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar për të trajtuar një problem të zorrës së trashë.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se do të jepte më shumë detaje pas ndërhyrjes kirurgjikale, që do të realizohet në Spitalin Universitar Gemelli, raporton BBC.
Më herët të Dielën, Papa 84-vjeçar iu drejtua mijëra vizitorëve në Sheshin e Shën Pjetrit. Kjo është hera e parë që ai shtrohet në spital që nga zgjedhja e tij në 2013.
Në deklaratën e tij, Vatikani tha se Papa do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar për një stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashë.