Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të parë në Korsikë

2024/12/15 at 9:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Papa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të parë në Korsikë

Papa Françesku kremtoi meshën të dielën përpara mijëra besimtarëve në Korsikë, një bastion i besimit katolik, udhëtimi i parë ndonjëherë i një Ati të Shenjtë në ishullin francez mesdhetar.

Ceremonia, e ndjekur nga rreth 9,000 persona personalisht dhe e ndjekur nga një numër i ngjashëm besimtarësh në ekranet gjigante, sipas autoriteteve lokale, ishte pika kulmore e një udhëtimi njëditor ku Papa Françesku preku çështje nga laiciteti shtetëror i Francës deri tek thirrjet për paqe në Lindjen e Mesme.

“Ka një kombinim solemniteti, sinqeriteti, emocionesh”, tha Fabienne Mazza, një nga 300 këngëtaret që morën pjesë në meshë. “Prania e tij këtu na e bën të vështirë kontrollin e emocioneve tona.”

Ati i Shenjtë mbërriti me avionin papal të dielën në mëngjes përpara se të dilte në rrugët e mbushura të kryeqytetit Ajaçio me automjetin e posaçëm papal, duke bekuar fëmijët, një grua 108-vjeçare dhe madje edhe një picë të mbajtur nga një pronar restoranti.

Nga turma dëgjoheshin thirrjet e “evivva u papa” (“rroftë Papa” në gjuhën korsikane).

Me një shenjë ende të dukshme në fytyrë nga një rrëzim para disa ditëve, Papa Françesku gjithsesi u shfaq në humor të mirë, i buzëqeshur gjatë gjithë aktiviteteve të ditës. Autoritetet lokale thanë se rreth 12,000 vetë kishin dalë për të përshëndetur Papën në rrugë.

“Kjo është e jashtëzakonshme, jam e prekur, është një moment magjik, një shans i rrallë,” tha Solene Pianacci, një drejtoreshë shkolle 44-vjeçare, në një nga ndalesat e Françeskut në katedralen e kryeqytetit.

Ndalesa e parë e papës 87-vjeçare ishte mbajtja e fjalës përmbyllëse në një konferencë mbi fenë në Mesdhe. Ai bëri thirrje për “një koncept të laicitetit që nuk është statik dhe fiks, por në zhvillim dhe dinamik”. Komentet prekën një temë të ndjeshme për Francën. Laicizmi i rreptë shtetëror fillimisht u vendos për të frenuar ndikimin e Kishës në jetën publike, por tani përdoret më shpesh kundër simboleve të Islamit si shamia myslimane e kokës ose hixhabi.

Papa Françesku më vonë bëri thirrje për paqe “në të gjithë Lindjen e Mesme”, por edhe për “popullin ukrainas dhe popullin rus”, si edhe u lut për territorin francez të Oqeanit Indian, Mayotte, i goditur nga një ciklon.

Takimi me Presidentin Macron

Ajaço ishte zbukuruar në ngjyrat papale, të verdhë dhe të bardhë, ndërsa në rrugë ishin ndaluar makinat ishin dëbuar nga rrugët qendrore me ndalime parkimi. Rreth 2,000 përforcime policore u dërguan në Ajaço për të konsoliduar masat e sigurisë.

Udhëtimi i shkurtër i Françeskut vjen vetëm një javë pas hapjes së Katedrales Notre Dame në Paris pesë vjet pas një zjarri shkatërrues ku ai nuk mori pjesë. Në ceremoninë për hapjen e saj morën pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Por ai ra dakord për udhëtimin në Korsikë të organizuar nga kardinali popullor i ishullit, 56-vjeçari Francois-Xavier Bustillo. I veshur me një mantel rozë tradicional për të dielën e tretë të Adventit (Ardhjes), Françesku falënderoi Bustillon gjatë meshës për “këtë ditë kur (ai) ndihej sikur ishte në shtëpinë e tij”. Kardinali u përgjigj se vizita kishte qenë një “bekim i vërtetë për Korsikën”, ku Kisha lokale thotë se rreth 90 përqind e 350,000 banorëve janë katolikë.

Takimi i fundit i Atit të Shenjtë pas meshës ishte një takim me Presidentin Emmanuel Macron në aeroport përpara nisjes së tij. Sipas një medias franceze zoti Macron i dhuroi Papës një libër që përshkruan në detaje restaurimin e Notre Dame.

E diela shënoi vizitën e tretë të Françeskut në Francë si Papë, pas qytetit lindor të Strasburgut në vitin 2014 dhe portit mesdhetar të Marsejës vitin e kaluar — edhe pse asnjë nuk ka qenë një vizitë zyrtare shtetërore në vend.

Aleatët e tij theksojnë se Papa, që e vë theksin tek njerëzit më të varfër të botës, u shmanget kryesisht kryeqyteteve dhe pritjeve luksoze.

Jo “ndasive”

Vizita në Korsikë ishte udhëtimi i tij i 47-të jashtë Vatikanit që kur u zgjodh në vitin 2013 dhe e treta në vitin 2024. Disa nga ato vizita kanë qenë rreth Mesdheut, nga ishulli grek i Lesbosit në Maltë dhe në Siçili.

Por kjo është vizita e parë e një pape në Korsikë, një rajon francez me një identitet të veçantë, me një prirje të fortë për autonomi dhe një status të veçantë kushtetues që aktualisht po diskutohet mes Parisit dhe zyrtarëve të zgjedhur vendas.

Në fjalën e tij të mëngjesit të së dielës, Papa Françesku paralajmëroi kundër ndjenjave fetare që “shfrytezohen nga grupe që duan vetëkënaqësi duke nxitur polemika, mendjengushtësi, ndarje dhe qëndrime përjashtuese”.

Mesazhi vjen ndërsa një lëvizje e re nacionaliste korsikane e ekstremit të djathtë, Mossa Palatina, bën fushatë për të “riafirmuar përparësinë e katolicizmit” dhe për t’u siguruar që “Korsika të mos bëhet kurrë një Lampeduza tjetër” – ishulli italian ku kanë zbritur shumë emigrantë që shpresojnë të arrijnë në Evropë. Vetë Papa ka mbrojtur prej kohësh qëndrimin se emigrantët duhet të mirëpriten./VOA

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Netanyahu në telefonatë me Trump: Diskutuam për një sërë çështjesh

Netanyahu në telefonatë me Trump: Diskutuam për një sërë çështjesh

Padia për shpifje, Abc News do t’i japë 15 mln Dollarë Donald Trump

Padia për shpifje, Abc News do t’i japë 15 mln Dollarë Donald Trump

Horoskopi, 7 shtator 2023

Horoskopi, 16 Dhjetor 2024

TE FUNDIT

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com