Papa Françesku është lutur për shëndetin e Michael Schumacher. Shërimi i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 po ecën me ritme të ngadalta, pas dëmtimeve të rënda në tru rreth dy vjet më parë, gjatë një aksidenti me ski.
Papa tha se do të lutet për shërimin e tij, pas një vizite të bërë në selinë e Formula 1. Jean Todt, presidenti i trupit drejtues të F1 tha Papa e kishte pyetur për gjendjen e Schumacher.
49-vjeçari u plagos rëndë teksa po bënte ski në dhjetor të vitit 2013. Ai pësoi dëmtime të mëdha në tru. Pas aksidentit me ski në alpet franceze, ai u dërgua në spital me shpejtësi, ku qëndroi për muaj të tërë në koma. /shqip/