Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pano bej Frashëri-gazetës franceze:Epiri është Shqipëri dhe Shqipëria Epir

2020/04/12 at 10:10 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Pano bej Frashëri-gazetës franceze:Epiri është Shqipëri dhe Shqipëria Epir

Nga Aurenc Bebja, Francë


Gazeta franceze, « Journal des débats politiques et littéraires – Paris », ka botuar, të shtunën e 27 shtatorit 1913, në ballinë, letrën e Pano Bej Frashërit (Gjergj Adhamidhi bej Frashëri) në lidhje me pretendimet e rreme e të padrejta të grekëve në krahinat e Gjirokastrës dhe Korçës si dhe keqkuptimin e keqpërdorimin e fjalëve “epirot” dhe “shqiptar” nga gazetarët francezë.

Patrioti shqiptar, falë origjinës dhe njohurive të tij, dhe duke u mbështetur po ashtu tek autorët e huaj si Straboni, Plini, Justiniani, Plutarku, Deplessis, Choppin, Virchow, Hahnn, Müller, Neroutzos, Robeinstein, Apostolides e Zambako, ka argumentuar asokohe lidhjen mes Epirit dhe Shqipërisë.

Në vijim, do të gjeni letrën e plotë, të shqipëruar nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Ne kemi marrë komunikimin e mëposhtëm lidhur me çështjen, aq shpesh të kontestuar kohëve të fundit dhe të trajtuar në një mënyrë sipërfaqësore dhe të njëanshme, të kombësisë shqiptare në rajonin e kontestuar ndërmjet Greqisë dhe shtetit të ri shqiptar:

« Z. Drejtor,

Më lejoni të ju kërkoj të publikoni në gazetën tuaj të madhe korrigjimet historike dhe etnografike mbi pretendimet e rreme e të padrejta të grekëve në krahinat e Gjirokastrës dhe Korçës të Shqipërisë Jugore.

Në cilësinë time të dyfishtë si shqiptar me origjinë nga Epiri dhe si historian, e gjej veten të detyruar t’i jap fund konfuzionit jo-shkencor të përdorimit të emrave « Epirot » dhe « shqiptar » nga korrespondentët e njohur të gazetave, në fakt këto emra janë sinonime, ashtu si emrat « Francez » dhe « Gaulois », « Gjerman » dhe « Germains » ose « Deutsche ».

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë Epirotë dhe Epirotët shqiptarë, siç do ta demonstrojmë me argumentet historike të huazuara nga autorët grekë dhe francezë.

Historiani i popujve të Ballkanit, Choppin, përmend pasazhin e mëposhtëm nga një tjetër historian francez i shek. të XVI, Deplessis: « Epirotët, të quajtur gjithashtu shqiptarë dhe dialekti i tyre epirot ose shqiptar, rrjedhin nga popujt e lashtë. etj., etj. » Është e qartë se në sytë e shkrimtarëve francezë epirotët dhe shqiptarët janë sinonim, se ata janë e njëjta racë dhe kjo dëshmi konfirmohet më pas nga udhëtarët anglo-francezë të shekullit të kaluar.

Për këto, Epiri është Shqipëria e Jugut, banorët e saj dallohen me njëri-tjetrin vetëm nga feja, të gjithë kanë të njëjtën kafkë, sipas studimeve të shkencëtarëve Virchow dhe Dr. Hahn.

Emërtimi shqiptar është përdorur historikisht kohëve të fundit prej provincave të cilat kurrë nuk kanë qenë pjesë e Greqisë ; por ato ishin të qeverisura nga princat dhe mbretërit e ndryshëm, prej të cilëve vetëm një përmendet në legjendat shqiptare, pra Burrusi i Madh, të cilin gjermanët e shqiptojnë ashtu si Plini dhe Justiniani e citojnë, « Burrus dicebatur… ». Ndërsa Plutarku, duke e ditur se Helenët nuk mund të shqiptonin « B », e ndryshoi emrin në Pirro.

Shqiptarët jetonin në Epirin e Vjetër (Shqipërinë e Jugut) dhe Epirin e Sipërm (Shqipërinë Veriore) me rregullat dhe zakonet e tyre. Dialekti i tyre arkaik i karakterizon ata po aq sa kafkat e tyre të tipit unik (preçize) të studiuara aq mirë nga Virchow (gunga ballore shumë e theksuar…) dhe ata përbëjnë një element etnik shumë të dallueshëm, i cili njihet lehtësisht me një shikim të parë.

Pohimi i Deplessis-it konfirmohet nga një arkeolog dijetar grek, Neroutzos Beu, mjek në Egjipt, i cili studioi kolonitë shqiptare në Greqi dhe Itali nga shek. i IX deri në shek. e XVIII sipas traktateve midis despotëve të Dy-Epirëve dhe sovranëve të Greqisë. Të gjitha këto kontrata (traktate), që gjenden në arkivat e Venecias, tregojnë qartë se princat i tërhoqën Epirotët e Dy-Epirëve në rajone të ndryshme të Greqisë të shkatërruara nga piratët.  Këta emigrantë kanë transportuar, me qentë dhe bagëtinë e tyre, zakonet e toponimet e vendit të origjinës së tyre, gjuhën epirote, të cilën ata ende e përdorin edhe sot, pra dialekti i tyre është shqiptar, si dhe kostumet e vendit të tyrë të vjetër fustanellën, veshje tipike shqiptare ose epirote që ishte e panjohur më parë në Greqi. Kështu, Epirotët, të cilët patën jetuar në Dy-Epiret dhe emigruan në Greqi nga shek. i IX deri në shek. e XVIII, ende flasin shqip dhe e quajnë veten Arbër ose Albanë, pra shqiptarë.

Robeinstein numëroi 700,000 shqiptarë epirotë në Greqi, të cilët e ruajtën dialektin e tyre të Epirit deri në 1870.

Shumë kohë para shek. të XVII, Duka i Navarrës i shkroi mbretit të Francës : « Kam vizituar 700 qytete dhe fshatra të Moresë dhe kam konstatuar se banorët, të gjithë shqiptarë të fortë dhe luftarakë, mund të formojnë një ushtri të shkëlqyer e të aftë për të dëbuar turqit, të cilët nuk i durojnë… ». Bëhet fjalë gjithmonë për emigrantët e Dy-Epireve që flasin shqip dhe mbajnë të njëjtin emër. Dhe siç lexojmë në veprën e Doktor Apostolides, në Greqi : « Janë këta heronj shqiptarë që shfarosën sllavo–bullgarët nga Greqia duke rigjeneruar helenizmin e rënë, duke përgatitur luftën e vitit 1821 për pavarësinë e kësaj Greqie, e cila është vepër e racës të banorëve të Dy-Epireve, pra e shqiptarëve.

Të gjithë këta marinarë, Miaulis, Kanari, Korintoriotis, Topaksis, Shaturis, Bonbulli, Suljotët Boçari, Dangllitë, etj., etj., janë shqiptarë dhe ende përdorin dialektin shqiptar në shtëpitë e tyre. Ata ende kanë emra të fiseve dhe klaneve të Dy-Epirëve.

Shqiptarët e Siçilisë, Napolit ose Venedikut, me origjinë nga Shqipëria, kujtonin denominacionin e tyre të lashtë epirot ; kështu shqiptarët e Shkodrës, të strehuar në Venedik, kishin Shoqatën e shqiptarëve Epiroti.

Së fundmi, qyteti i Janinës, në kohën e marrjes nga turqit, nuk përmbante asnjë grek, dëshmi e një historiani të asaj periudhe, i cili tha : « Turqit, duke depërtuar në të, masakruan banorët dhe formuan një rreth prej 3,000 kokash të prera luftëtarësh shqiptarë. Nuk kishte grekë. Greqisë vetë i mungonin banorë dhe do të ishte shpopulluar tërësisht nëse kolonitë shqiptare nuk do t’i vinin në ndihmë. »

Nuk ka patur ndonjëherë emigrim helenësh në Epir që nga koha e Strabonit, i cili na thotë : « Të gjitha këto rajone të Greqisë veriore, Epiri, Iliria, Maqedonia kanë një gjuhë të përbashkët, tradita dhe zakone të ndryshme nga ato të grekëve. » Dhe, siç e ka dëshmuar Mülleri i madh, ata ishin të gjithë shqiptarë ose ilirë. Toponimet e Artës, Prevezës, Sulit, etj., a nuk janë thjesht shqiptare ? Po mitologjitë e Malit Tomor nuk janë me origjinë shqiptare ? Megjithëse nuk kemi një familje greke në Epir, ne e kemi përdorur greqishten si gjuhë mësimore dhe për tregti. Ne, shqiptarët ortodoksë grekë, themeluam shkollën e madhe të Janinës, e cila shërbeu si një far (shembull), jo vetëm për Shqipërinë dhe Ishujt Jon, por edhe për Greqinë.

Lidhjet familjare dhe identiteti fetar na afronin me grekët. Patriarkati, në sajë të këtyre privilegjeve dhe klerit të tij, na tërhoqi drejt helenizmit dhe persekutimet e qeverisë turke na largonin nga vëllezërit tanë shqiptarë muslimanë.

Kështu që në sytë e Evropës, helenizmi krijoi të drejta mbi ne ortodoksët greko-shqiptarë-epirotë, ndërsa vëllezërit tanë të të njëjtit fis shqiptarë myslimanë u denoncuan si të një race tjetër barbare.

E megjithatë sa shqiptarë muslimanë ende mbajnë mbiemra të krishterë ! Ata e njohin veten si kushërinj. Kështu, në familjen time të madhe, ne kemi ende kushërinj muslimanë të konvertuar, të cilët konsiderohen nga korrespondentët e gazetave franceze si pjesë e një race tjetër, ndërsa unë dhe vëllezërit e mi, si ortodoksë, na paraqesin për grekë të pastër.

Mjafton që të kemi një shkollë greke dhe të jemi ortodoksë në mënyrë që francezët që udhëtojnë në Epir të na marrin për grekë ! Nuk ka rëndësi nëse nëna ime nuk di një fjalë greke dhe nëse kafka ime i ngjason kafkës më të pastër shqiptare, ndërsa ajo helene është semitike dolikocefale, sipas studimeve të dijetarit grek Zambako Pasha.

Por për shovinistët e Athinës dhe për disa gazetarë, etnologjia dhe « kraniologjia » nuk merren parasysh, u mjafton që mitropoliti grek tu thotë se filan fshat është i banuar nga shqiptarë të krishterë të dioqezës së tij që të na thërrasin helenë.

Sipas kësaj ideje, ne duhet t’i konsiderojmë të gjithë rusët ortodoksë si helenë ! Nuk është e çuditshme të lexoni në gazetat zyrtare të Parisit se në qytetin e Gjirokastrës, atdheun tim, ka një shumicë shqiptarësh muslimanë dhe pjesa tjetër përbëhet nga helenë. Por krishterët e këtij qyteti i përkasin të njëjtave familje dhe mbajnë emrat e njëjtë të fiseve muslimane.

Feja kurrë nuk ka ndryshuar qelizat e anëtarëve të një familje. Në këtë rast, karakteristikat fizike nuk mund të ndryshohen nga idetë shpirtërore.

Por unë shpresoj që mbreti Konstandin do ta moderojë ultra-filhelenizmin e shtypit francez, dhe po këta francezë, që jetojnë në shpirtrat tonë prej nxënësish të shkollave franceze, do të kthehen një ditë dhe do të gjejnë se raca e cila ka lindur vetëm heronj, siç e thotë francezi Adrien, meriton më shumë simpati nga ana e mbrojtësve të dikurshëm të Mirditorëve, në kohën kur ishin Latinë.

Përfundoj se Epiri, që nga Straboni, nuk është banuar asnjëherë nga të tjerë përveçse shqiptarëve dhe unë ftoj secilin të vijë dhe të gjejë dy familje të vërteta greke në qytetet shqiptare që unë njoh, si në Permet, Gjirokastër, Leskovik apo Korçë. Unë dhuroj 50.000 franga atij anëtari të Komisionit Ndërkombëtar për Zhvendosjen e Kufijve që mund të më gjejë dy ose tre familje që janë me të vërtetë nga Greqia dhe jo nga Shqipëria.

Unë nuk po flas për emigrantët e rinj të Greqisë, as për ndjenjat e reja ultra-filohelene, ku disa prej bashkëkombasve dhe familjarëve të mi gjenden nën presionin e klerit dhe kërcënimit të shpatës së pushtuesit, apo nga shqetësimi për të rënë sërish nën sundimin e Ismail Beut, i ndjekur nga Isa Boletini me pistoleta e tij. »

Pano Bej Frashëri

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-pano-bej-frasherit-drejtuar-gazetes-franceze-1913-epiri-eshte-shqiperi-dhe-shqiperia-epir/



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
COVID-19/Rusia raporton rritjen më të madhe të rasteve të reja në një ditë

COVID-19/Rusia raporton rritjen më të madhe të rasteve të reja në një ditë

OSHEE njofton oraret e reja kur mund të paguani faturat e energjisë

OSHEE njofton oraret e reja kur mund të paguani faturat e energjisë

Presidentja e KE: Të moshuarit të izolohen deri në fund të vitit

Presidentja e KE: Të moshuarit të izolohen deri në fund të vitit
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com