Mesha e ditës së dielë në sheshin “Shën Pjetri” ka nisur me vonesë, kjo sepse Papa Françesku ka mbetur i bllokuar për disa minuta në ashensor.
Përballë shqetësimit të shumë besimtarëve, Ati i Shenjtë e nisi meshën duke kërkuar ndjesë për vonesën, teksa pati edhe një kërkesë për të gjithë të pranishmit në shesh.
Ai u lut për një duartrokitje për skuadrën e zjarrfikësve që bënë të mundur shpëtimin e tij, teksa dyshohet se shkak për bllokimin e ashensorit ka qenë një luhatje tensioni.
“Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta. Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falenderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse”, tha Papa./Opinion.al