Bota

Panik në Oslo, një person vjedh ambulancën për të përplasur njerëzit


               Publikuar në : 17:55 - 22/10/19 |
Al Do

Një person i armatosur vodhi një ambulancë dhe përplasi tre persona përfshirë dy foshnje në Oslo të Norvegjisë.

Policia norvegjeze u detyrua ta qëllonte për ta ndaluar pasi ai kishte përplasur një grua që po shtynte një karrocë me dy fëmijë binjakë shtatë muajsh. Për fat të mirë ata janë transportuar në kohë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Zëdhënësi i spitalit tha se ishin përfshirë dy ambulanca. “Njëra u grabit nga një person i armatosur me një armë gjahu. Disa minuta më vonë, një nga ambulancat tona të tjera arriti të ndalojë automjetin e rrëmbyer duke e përplasur. Pastaj erdhi policia  dhe e arrestoi” tha ai për mediat vendase.

Policia nuk pranoi të komentojë nëse incidenti po trajtohej si një sulm i qëllimshëm. /Opinion.al

Pas