Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemitë dhe teoritë konspirative

2020/04/11 at 2:33 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Maska dhe ventilatorë, Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s

Kur në Britani shpërtheu epidemia e kolerës në fillim të viteve 1830, pasi ishte goditur më parë India dhe e gjithë Evropa kontinentale, turma të zemëruara njerëzish nisën të sulmonin mjekët në rrugë, duke i akuzuar ata se po i shtronin të sëmurët në spitale me qëllim që t’i vrisnin, dhe më pas t’i përdornin si kavie për diseksione në shkollat ​​e anatomisë.


Sëmundjet e reja dhe me një ndikim të madh në shoqëri, kanë prirjen të gjenerojnë teori konspirative. Pasi njerëzit e gjendur nën kërcënim, kuptojnë më mirë shpjegime lehtësisht të kuptueshme, dhe sidomos kur mjekësia, si në rastin e kolerës, duket se nuk është në gjendje të përballojë si duhet epideminë.

Teoritë e konsporacionit, u drejtohen njerëzve që kërkojnë një fajtor konkret për një katastrofë. Mentaliteti komplotist, refuzon të pranojë që ngjarjet e mëdha mund të ndodhin edhe pa nxitjen e njeriut. Teori të tilla, përhapen më shpejt dhe më gjerë sot për shkak të internetit.

Por struktura e tyre themelore, dhe mënyra e veprimit, nuk ndryshojnë shumë nga ato të dikurshme. Ajo që bie në sy tek teoritë e komplotit, është se sa kundërshtues janë mbështetësit e tyre më fanatikë ndaj provave shkencore apo mendimit të ekspertëve.

Ata formojnë një bashkësi të mbështetjes së dijeve alternative, duke forcuar bindjen e tyre se dinë më shumë se të tjerët, dhe duke mbetur kundërshtues ndaj çdo prove të vërtetë. Dhe këto teori hedhin shpesh dyshime mbi të huajt. Për shembull sëmundja e sifilizit në të gjithë Evropën, mendohet se u soll në kontinent nga Amerika nga ekuipazhi i eksploratorit të famshëm Kristofor Kolombi.

Ajo quhej “sëmundja franceze” në Gjermani, “sëmundja gjermane” në Poloni , “sëmundja polake” në Rusi, “sëmundja e të krishterëve” në Turqi, “sëmundja e turqve” në Persi etj. Në të njëjtën mënyrë, presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur koronavirusin “virusi kinez”. Rusët kanë akuzuar amerikanët se e kanë shpikur vetë atë, në mënyrë që të rritin fitimet e kompanive farmaceutike amerikane.

“New Statesman” shkruan se ndërsa teoricienët e komplotit në një vend, e kanë drejtuar gishtin e fajit tek shkencëtarët dhe qeveritë e një vendi tjetër. Meqë pandemitë sipas përkufizimit përhapen në të gjithë globin, kudo ku ato mbërrijnë cilësohen se vijnë nga ndonjë vend tjetër. Nuk do të kalojë shumë kohë, para se nacionalistët dhe ksenofobët të fillojnë t’i përdorin këto teori, për të nxitur armiqësi ndaj të huajve.

Gjatë kësaj pandemie, njerëzit me origjinë aziatike kanë qenë subjekt i abuzimit verbal dhe nganjëherë fizik në shumë vende, a thua se të gjitha ata sapo kishin mbërritur nga Vuhani. Në SHBA, u regjistruan mbi 1 mijë incidente të tilla në pak javë, gjatë muajve shkurt dhe mars. Edhe këtu ekzistojnë disa paralele historike, përfshirë ato të kohëve të fundit.

Gjatë viteve 2003-2008, qeveria e presidentit Thabo Mbeki në Afrikën e Jugut, refuzoi ilaçet antiretrovirale, duke e cilësuar prodhimin e tyre, pjesë të një komploti të kompanive farmaceutike perëndimore me synim rritjen e fitimeve të tyre, bazuar në stereotipet raciste neo-kolonialiste, dhe për këtë arsye penguan shpërndarjen e tyre.

Anëtarët e qeverisë së tij, e mohuan faktin që HIV përhapet përmes kontaktit seksual, dhe në vend të barnave rekomanduan mjekime tradicionale bimore. Për pasojë, qindra mijëra njerëz në Afrikën e Jugut vdiqën nga SIDA.

Shumë më larg në kohë në vitin 1349, kur Vdekja e Zezë, murtaja bubonike, e përhapur nga bakteret e bartura nga pleshtat – përfshiu Evropën, duke vrarë më shumë se gjysmën e gjithë popullsisë, pakica kryesore fetare në Evropën Perëndimore, hebrenjtë, u akuzua gjerësisht për helmimin e puseve të ujit.

Në shumë vende, mbi të gjitha Rineland të Gjermanisë, ata u masakruan me mijëra. Në Strasburg, disa qindra prej tyre u dogjën të gjallë. Kur kolera goditi SHBA-në në fillim të viteve 1830, për të u fajësuan emigrantët irlandezë. Teoritë e komplotit, kanë shoqëruar sëmundjet epidemike përgjatë historisë./Opinion.al

Etiketa: pandemiteori konspirative


Ju sugjerojmë

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

12 Dhjetor, 2025 4:17 pm
PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
Kryesore

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

12 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
Aktualitet

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

12 Dhjetor, 2025 3:54 pm
Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës
Kryesore

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës

12 Dhjetor, 2025 3:52 pm
I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
Kronikë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

12 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
Kronikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

12 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

12 Dhjetor, 2025 1:16 pm
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
Bota

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

12 Dhjetor, 2025 12:38 pm
GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
Aktualitet

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

12 Dhjetor, 2025 11:58 am
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

12 Dhjetor, 2025 11:14 am
Para
Artistë dhe shpikës, që ndryshuan botën nga dhomat e karantinës

Artistë dhe shpikës, që ndryshuan botën nga dhomat e karantinës

“Lufta është hapur,pacientët shtohen”shefja e Infektivit mesazh qytetarëve

Video/ Çomo tregon situatën tek Infektivi: Do paraqes atë që është reale

Zgjodhi Infektivin me dëshirë, infermierja ka një muaj pa parë të birin

Zgjodhi Infektivin me dëshirë, infermierja ka një muaj pa parë të birin
















TE FUNDIT

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
12 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë...

Lexo më shumë

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
12 Dhjetor, 2025

Grupi i PD ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me 30 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së që pezulloi Belinda Ballukun...

Lexo më shumë

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës
12 Dhjetor, 2025

Praninë e disa ambasadorëve, duke përfshirë SHBA-në dhe BE-në, në seancën për zgjedhjen e kreut të SPAK, Sali Berisha e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com