Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, kanë ndërruar jetë 5 pacientë mes moshës 52 dhe 82 vjeçe.
Ministria bëri po ashtu me dije se nga 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 75 persona. Rastet e reja janë në Shkup, Kumanov, Shtip, Tetovë, Kavadar, Gostivar, Strumic, Koçani, Probishtip, Makedonski Brod, Vinicë, Shën Nikollë, Kërçovë, dhe Negotinë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 11202 persona, prej të cilëve 7108 janë shëruar kurse 505 pacientë kanë humbur betejën./Opinion.al