Rajoni

Pandemia në Kosovë, vijojnë shifrat e larta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:23 - 14/06/20 |
el ida

Kosova vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se 49 persona kanë rezultuar pozitivë në testet e 24 orëve të fundit.

Rastet e reja të regjistruara janë në Vushtrri, Dumnicë e Poshtme, Reznik, Maxhunaj, Pejë, Prishtinë, Gjilan, Prizren, Istog, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë.

Numri total i personave të infektuar ka arritur në 1486, ndërsa numri i viktimave që në nisje të epidemisë ka arritur në 33./Opinion.al

Pas