Një version akoma më interesant se ai i Murgeshave Gazmore.
Kështu e kanë cilësuar mediat botërore, videon e këtyre murgeshave të manastirit “Santa Rosa” në Vajadolid të Spanjë. Video është shpërndarë në gjithë botën dhe ka marrë me mijëra klikime e komente pozitive.
Në një ritual të përditshëm, motrat domenikane kanë dalë në ballkonin e rezidencës së tyre, duke duartrokitur për ata që luftojnë në vijë të parë me virusin. Ato po ashtu kanë recituar, kërcyer apo edhe kënduar, për të argëtuar sadopak fqinjët e tyre.
Në videon e bërë virale, ato shfaqen duke kënduar e kërcyer nën tingujt e këngës së famshme “Resistire”.
Përgjatë karantinës, kanë qenë të shumta format e zgjedhura për t’u argëtuar në komunitet. Përmendim këtu, duartrokitjet dhe këngët nëpët ballkonw, të cilat nisën në Itali dhe u përhapën në shumë vende, përfshirë dhe Shqipërinë./Opinion.al
https://www.youtube.com/watch?time_continue=194&v=cKdNM3Srioo&feature=emb_title