Skandali i ‘Panama Papers’ ka prekur edhe kreun e ri të FIFAs, Xhani Infantino. Mediat britanike shkruajnë se nga skandali i ‘parajsës’ fiskale nuk ka shpëtuar as kreu i ri i FIFA-s.
Ky i fundit flitet për lidhje me kompani televizive që kishin fshehur financat e tyre duke kryer evazion fiskal, në kohën kur ishte funksionar i lartë i UEFA-s.
Sipas të përditshmes ‘The Guardian’, Infantino është i përfshirë në disa kontrata të lidhura mes viteve 2003-2006.
Lajmi vjen një ditë pasi në këtë skandal u përfol edhe emri i Lionel Mesit dhe Mishel Platinisë.
Zgjedhja e Infantinos në krye të ‘qeverisë së futbollit botëror’ erdhi pas pezullimit të Blaterit. Ai u përfol si i përfshirë në afera korruptive në kohën kur ishte president i FIFAs.