Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Panama Papers” , ja si po reagojnë liderët botërorë

2016/04/04 at 1:23 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Panama Papers” , ja si po reagojnë liderët botërorë

Bërja publike e të dhënave mbi firmat fiktive të politikanëve dhe personaliteteve në Panama kanë nxitur hetimet në mbarë botën. Kancelaria e prekur e sheh veten të vënë në shënjestër me pa të drejtë.

Panama Papers

Më shpejt reagoi autoriteti fiskal në Australi. Zyra e tatimeve deklaroi, se do të verë në shënjestër mbi 800 klientë të pasur të kancelarisë në Mossack Fonseca në Panama për mundësinë e evazionit fiskal. Më parë gazeta “Süddeutsche Zeitung ” njoftonte, se i janë vënë në dispozicion të dhëna voluminoze për firmat fiktive në Panama.

Nga dokumentacioni i analizuar me një aleancë ndërkombëtare mediatike rezulton, se një sërë politikanësh, sportistësh dhe personalitetesh ndërkombëtare kanë depozituar paratë e tyre në firma offshore. Firmat fiktive janë themeluar kryesisht në kancelarinë Mossack Fonseca sipas të dhënave që posedon “Süddeutsche Zeitung”.

Eksperti gjerman i tatimeve Frank Wehrheim parashikon, që pas këtij zbulimi spektakolar do të ketë “hetime në mbarë botën”.

Edhe në Gjermani po ndiqen me mjaft kujdes këto publikime, tha Wehrheim për gazetat e grupit mediatik Funke-Mediengruppe. “Tani të gjithë hetuesit e fiskut në republikë janë përqendruar tek këto të dhëna. Kemi të bëjmë jo vetëm me evazion fiskal, por edhe me larje parashë dhe krime të tjera”, thekson Wehrheim, i cili edhe vet është hetues fiskal. “Në këtë sfond të gjitha CD me të dhëna të zbuluara deri më tani duken si një çikërimë.”

Infografik Datenmenge Panama PapersGrafiku krahasimor mes zbulimit të të dhënave aktuale të evazionit fikal me ato të mëparshmet

Themelimi i firmave që përmbajnë vetëm një adresë postale është legal. Por shpesh ato përdoren për ta fshehur pasurinë prej zyrës fiskale. Nënkryetari i partisë socialdemokrate gjermane Ralf Stegner në sfondin e njoftimeve në media kërkoi që të veprohet më rreptë kundër atyre që kryejnë evazion fiskal. “Lufta kundër oazeve tatimore duhet të bëhet më me konsekuencë dhe duhen mbyllur të gjitha zbarstirat që krijon sistemi ligjor”, i tha Stegner gazetës “Handelsblatt”. Miliona herë evazion fiskal është “krimi më i rëndë ndaj komunitetit”. Në mënyrë të ngjashme kanë reguar edhe politikanë të tjerë të partive “E Majta” dhe ajo “Të Gjelbërit”.

Panama Gebäude Mossack FonsecaSelia e kancelarisë Mossack Fonseca në Panama

Kancelaria panameze Mossack Fonseca pranoi, që pjesërisht dokumentat e bëra publike i përkasin asaj. “Ne na kanë ndërhyrë në sistem (hack). Ky është një krim”, tha avokati i kancelarisë Ramón Fonseca Mora. Ai e drejton kancelarinë bashkë me avokatin me origjinë gjermane Jürgen Mossack. Njëkohësisht Fonseca deklaroi, se sipërmarrja e tij nuk ndihmon në larjen e parashë apo në evazionin fiskal. Kancelaria në fakt themelon firma dhe ua shet ato bankave, administruesve të pasurisë apo avokatëve. Me konsumatorët nuk ekziston asnjë marrëdhënie biznesi.

Presidenti i Panamasë Juan Carlos Varelatha premtoi bashkëpunim të plotë të vendit të tij në zbardhjen e rastit. “Qeveria e Panamasë ndjek politikën e tolerancës zero në të gjitha fushat e së drejtës dhe financave, ku nuk punohet në shkallën më të lartë të transparencës”, thuhet në një deklaratë të presidentit. Prokuroria në qytetin e Panamasë ka nisur ndërkohë hetimet. /Marrë nga DW



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
A ta besojmë Ramën kur gjen kohë ku e ka lagur letrën deputetja e PD-së dhe s’gjen kohë për zgjedhje në parti?

Vjen anti-informaliteti II, kush e ka radhën tani?

Video/ Çudia ndodhi! Real 1 drejtoi flokët

Video/ Çudia ndodhi! Real 1 drejtoi flokët

Një tjetër ligj i refuzuar nga Nishani

Një tjetër ligj i refuzuar nga Nishani

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com