Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Panairi i librave antikë, ku një kopje e Maos kushton 1,5 milionë dollarë

2019/03/18 at 9:00 AM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Panairi i librave antikë, ku një kopje e Maos kushton 1,5 milionë dollarë

Ekziston një vend ku duket se tirania e botës dixhitale është ndalur, ose madje, është zhdukur fare, e kjo hapësirë është zënë nga libri. Profecitë për zhdukjen e tij, vështirë se do të realizohen. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rënien e shitjeve të librave të formatit dixhital, e-book, por edhe sepse në kohën e metamorfozës nga Homo Sapiens drejt një “zombi” që mban sytë vazhdimisht të lidhur me telefonat inteligjentë, leximi i gjatë ka mbetur një traditë që të jep kënaqësi.

Në Nju Jork zhvillohet panairi më i madh i librave të vjetër. Një vend i veçantë, në mos për të blerë, për të vrojtuar nga afër raportin tonë me letrën. Një libër i vitit 1942, i Mao Ce Dunit “Për të ndërtuar një botë të re me paqe dhe demokraci”, me autografin e autorit për një diplomat francez, vlerësohet 1,5 milionë dollarë. Botimi i parë i “Getsbi i Madh” i Francis Scott Fitzgerald i vitit 1925 shitet për 278 mijë dollarë. Ndërsa një dorëshkrim i vitit 1460, i shkruar nga Giorgio D’Alemagna dhe Taddeo Crivelli shitet për “vetëm” 75 mijë dollarë. Kjo e fundit është një vepër unike, e përdorur nga një peshkop për të bërë ritet e meshës në Ferrara të Italisë. Pra, një thesar i Rilindjes vlen sa një e katërta e një romani të viteve ‘900 dhe sa një e njëzeta e firmës së Maos?!

Ky është edicioni i 59-të i Panairit të Librit të Vjetër në Manhatan. “New York International Antiquarian Book Fair” organizohet çdo mars, në një godinë të viteve ‘800. Çmimet nuk janë gjithmonë kaq të larta dhe jo të gjithë ata që e vizitojnë janë studiues apo koleksionistë që janë të gatshëm të shpenzojnë qindra mijëra dollarë. Ky panair është edhe një muze, një vend dijeje ku mund të zbulohet e shkuara.

Por ka edhe një tjetër fakt surprizues: panairi i librit të vjetër ka rezultuar më fitimprurës dhe më eficent se panairet e mobilieve apo të artit bashkëkohor. Dihet se për objektet antike, këto janë kohë të vështira dhe shkaku është i qartë: të pasurit e kohës sonë janë 30-vjeçarët e Silicon Valley-t që jetojnë në shtëpi minimaliste të stilit zen, ose oligarkë kinezë që jetojnë apartamente shumë luksoze në Manhattan. Por libri i vjetër ka një publik të veçantë, një mbrojtje të ngrohtë./Përgatiti Erjon Uka, Opinion.al

Etiketa: getbi i madhlibralibra te perdorurmanhattanmao ce dun libripanairi i librit te perdorur nju jork

Ju sugjerojmë

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
Sport

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

28 Janar, 2026 2:34 pm
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
Aktualitet

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

28 Janar, 2026 2:33 pm
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
Aktualitet

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

28 Janar, 2026 1:33 pm
Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

28 Janar, 2026 1:22 pm
Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik
Aktualitet

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

28 Janar, 2026 1:20 pm
Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën
Aktualitet

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

28 Janar, 2026 1:09 pm
Si NATO po përgatitet për luftë në arktik
Bota

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

28 Janar, 2026 1:07 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

28 Janar, 2026 1:04 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Kryesore

Balluku”, Bardhi: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese, strategji për të bllokuar SPAK

28 Janar, 2026 1:02 pm
KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë
Bota

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë

28 Janar, 2026 12:53 pm
Para
Nuk gjenden partitë, shumica pa adresa dhe kontakte

Nuk gjenden partitë, shumica pa adresa dhe kontakte

SHBA/ Siguria e kufirit, një tjetër rrezik për mbylljen e qeverisë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë, më të shtrenjtat në rajon

Një e treta e familjeve shqiptare me borxhe, 17% në rrugë informale

Një e treta e familjeve shqiptare me borxhe, 17% në rrugë informale

TE FUNDIT

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
28 Janar, 2026

Botërori i Futbollit nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë në rrezik dhe në këtë rast problemi është i gjithi politik;...

Lexo më shumë

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
28 Janar, 2026

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë....

Lexo më shumë

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
28 Janar, 2026

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën...

Lexo më shumë

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
28 Janar, 2026

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com