Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamjet që zbulojnë arsyen e rrëmbimit të Renit të Elbasanit

2020/02/17 at 9:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet që zbulojnë arsyen e rrëmbimit të Renit të Elbasanit

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus ka transmetuar mbrëmjen e sotme të tjera pamje ekskluzive për Renin e Elbasanit, këngëtarin e tallavasë që rezulton i zhdukur prej rreth 6 vitesh.

Një javë pasi transmetuam videon e momenteve të fundit përpara rrëmbimit, stafi i emisionit “Uniko”  ka arritur të sigurojë disa pamje filmike ku shfaqet një person duke hyrë në një lokal. Kjo foto për shumë muaj u bë objekt i punës hulumtuese e kërkimore të policisë në rang vendi.

Kjo foto iu shpërnda të gjitha drejtorive të policive në 12 rrethet e vendit. Në këtë foto duket një person i veshur me një bluzë me flamur amerikan, me pantallona ngjyrë gri, me syze në kokë, me një orë të zezë dhe telefonin që e mban gjatë gjithë kohës në dorën e majtë. Ambienti duket i një lotoje sportive, pasi në fasadën e xhamit shkruhet “B live”.

Përgjigjia që vinte vazhdimisht nga  drejtoritë dhe komisariatet e policive  vendore ishte mohuese. Askush prej tyre nuk kishte informacion të vlefshëm rreth identitetit të këtij personi.

Këtë foto ekskluzive ja treguam nënës së Renit, zonjës Silvana.

Spartak Koka: I njihni këto rroba?

Silvana Hamza: Po, janë rrobat e Renatos. Bluza e Renatos…Ora e zezë me rrip të trashë. Po e ka blerë vetë këtë bluzën.

Spartak Koka: Arrini ta identifikoni këtë person në foto? Është djali juaj?

Silvana Hamza: Po, Renato, po me këtë bluzë. Po, Renato…

Spartak Koka: Është një lokal “baste live”. Këto pamje filmime janë në dosjen e policisë, dhe në hetimin që është bërë dhe është pezulluar për rastin e djalit tuaj, është gjetur kjo foto. Kjo foto të cilën ju konfirmoni që është djali juaj. Janë pamje të vitit 2013, të 26 Gushtit të vitit 2013, ora shënon 21:46 minuta e 31 sekonda. Është momenti kur djali juaj hyn në këtë lokal. Po çfarë është ky lokal? Sipas dokumentimit që ka policia, Renato Hamza në këtë lokal është në qytetin e Shijakut. Në qytetin e Shijakut për të cilin ju thoni që ka bashkëpunuar me një këngëtar dhe ka bërë një klip. Pra, rreth 10 muaj përpara se të rrëmbehej. Çfarë lidhje ka kjo foto?

Silvana Hamza: Po përse e kanë nxjerrë këtë foto? Mund të ketë hyrë, edhe mund të ketë luajtur aty, s’ka ndonjë problem. Në pikë bastesh mund të hyjnë shumë, jo vetëm Renato. Kjo s’do të thotë gjë./ Burimi: Tv Klan

Ju sugjerojmë

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

19 Janar, 2026 11:16 pm
Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

19 Janar, 2026 11:15 pm
Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
Aktualitet

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

19 Janar, 2026 10:38 pm
Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

19 Janar, 2026 10:35 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

19 Janar, 2026 9:03 pm
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Para
“Kushtetuesja”, Ilir Meta: Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do…

"Kushtetuesja", Ilir Meta: Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do...

1.15 mld euro për Shqipërinë, sa janë grante dhe sa kredi

1.15 mld euro për Shqipërinë, sa janë grante dhe sa kredi

Konferenca e donatorëve, gazetarja jep detaje nga Brukseli

Konferenca e donatorëve, gazetarja jep detaje nga Brukseli

TE FUNDIT

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
19 Janar, 2026

Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e...

Lexo më shumë

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
19 Janar, 2026

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare....

Lexo më shumë

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
19 Janar, 2026

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore...

Lexo më shumë

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
19 Janar, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka folur për Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, i cili do të krijohet nga presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com