Teksa kanë kaluar tre ditë nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku protestuesit u futën në selinë blu duke shqyer dyert e thyer xhamat, në seli ka nisur puna për pastrimin e dëmeve të shkaktuara. Po ashtu në seli kanë mbërritur materialet e rikonstruksionit dhe xhamat e rinj.
Sikurse duket nga pamjet e mëposhtme po vijojnë punimet në ndërtesë pas dëmeve të shkaktuara nga protesta e së shtunës.
Si pasojë e përplasjeve selia e PD-së pësoi dëme në fasadë, por edhe brenda zyrave, siç tregoi për mediat kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po atë pasdite.
Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan të shtunën në seli për të larguar Lulzim Bashën, pas Referendumit të 18 Dhjetorit 2021 që votoi për shkarkimin e tij si kryetar i PD./Opinion.al