Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka hapur një tjetër mosmarrëveshje mes Partisë Demokratike dhe asaj socialiste.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kujtuar kreut të qeverisë Edi Rama “traditën” e caktimit nga ana e opozitës i Avokatit të Popullit.
Paloka ka pohuar se Rama po shkel marrëveshjen dhe traditën parlamentare për të kapur Avokatin e Popullit.
“Kur ishte Edi Rama në opozite, pati një marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh në selinë e PS. Kjo marreveshje duhet respektuar, dhe propozimi i kandidatures per Avokatin e Popullit, i takon Partise Demokratike”, thekson Paloka, i cili shtoi se për të kapur Avokatin e Popullit, Rama ka shkelur dhe ligjin dhe procedurat parlamentare.