Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të japë një bonus prej 8000 Lekësh të reja për çdo familje me ndihmë ekonomike.
Sipas kreut të qeverisë, në këtë mënyrë do të lehtësohet impakti i inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit.
“8000Lekë (të reja) për çdo familje me ndihmë ekonomike, që impakti i inflacionit të luftës në muajt e mbetur të dimrit të zbutet maksimalisht mbi konsumin bazë të tyre dhe ky dimër i vështirë ekonomik për mbarë Europën, të kalojë sa më lehtë për këto familje.”-shkruan Rama.
Rama bëri të ditur dje se bonusi do të shpërndahet në ditët e para të Janarit.