Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa e sigurisë në shkolla, Balla në Korçë: Çdo shqetësim apo shantazh do të trajtohet me shpejtësi nga policia

2024/02/23 at 4:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa e sigurisë në shkolla, Balla në Korçë: Çdo shqetësim apo shantazh do të trajtohet me shpejtësi nga policia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka folur për zbatimin e masave për Paketën e Sigurisë në shkolla, teksa ka vizituar gjimnazin “Raqi Qirinxhi” të qytetit të Korçës.


Sipas tij, çdo shqetësim apo shantazh do të trajtohet me shpejtësi, falë kontakteve që janë vendosur me kompaninë TikTok, dhe kapaciteteve që Policia ka ngritur për trajtimin e dhunës online.

“Duke folur rreth problematikave të ndryshme që hasen në shkolla, ai tha se “jo vetëm lufta kundër përdorimit të lëndëve narkotike, që unë besoj se Korça, për shkak të një traditë të shkëlqyer që ka, sa i përket sporteve, kulturës, artit, këta djem e vajza nuk kanë kohë të merren me këtë fenomen negativ të shoqërisë. Po ashtu, edhe kundër disa fenomeneve të tjera që janë bërë shqetësuese; bullizmi, është po ashtu një fenomen ndaj të cilit duhet të reagojmë të gjithë së bashku në solidaritet. Dhuna me bazë gjinore, ku shpeshherë vajzat ndihen të dhunuara nga moshatarët djem, ose nga ajo që ndodh në rrjetet sociale, që është po ashtu një problematikë, të cilën ne po mundohemi ta kurojmë. Kemi vendosur një kontakt me drejtuesit e kompanisë TikTok për të mundësuar që sa herë të marrim ankesa për shantazhim, për dhunë, nga ana juaj, falë përkujdesjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të një Departamenti të posaçëm, që ai ka për krimet kibernetike, me disa djem e vajza të talentuar, ne të mund të zgjidhim e adresojmë çdo lloj problematike”- u shpreh ministri.

Balla theksoi se prefekti do të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin e drejtorëve të shkollave me drejtorinë e policisë në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla.

“Kemi miratuar në qeveri gjatë kësaj jave “Këshillin Vendor të Sigurisë Publike” në kuadër të ligjit për prefektin, ku prefekti do të marrë një peshë edhe më të madhe jo vetëm në drejtim ndërinstitucional të gjitha punët që duhen në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, por për të koordinuar edhe me drejtorët e shkollave dhe drejtorin e policisë, të gjitha punët që duhen për të garantuar shkolla të sigurta. Problemi ynë nuk është shkolla në fakt, është përtej oborrit, rruga ku fëmijët vijnë në shkollë, siguria rrugore, por janë edhe lagjet, komunitetet aty ku fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të kohës jashtë shkollës, ku na duhet të garantojmë sa më shumë siguri publike dhe luftë kundër fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike,” u shpreh Balla, në takimin ku morën pjesë Prefekti i qarkut, Kryetari i Bashkisë Korçë, drejtues të Policisë dhe shkollës./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
Bota

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

9 Korrik, 2026 12:33 pm
U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Kronikë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

9 Korrik, 2026 12:30 pm
Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
Politikë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

9 Korrik, 2026 10:47 am
Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
Bota

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

9 Korrik, 2026 10:46 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

9 Korrik, 2026 9:46 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Para
Vajza e Navalny bën postimin prekës për babanë e ndjerë: Më mungon shumë…

Vajza e Navalny bën postimin prekës për babanë e ndjerë: Më mungon shumë...

Ish-ylli i Premier League dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-ylli i Premier League dënohet me burgim të përjetshëm

Shteti i parë në botë miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç

Shteti i parë në botë miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç
















TE FUNDIT

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
9 Korrik, 2026

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara:...

Lexo më shumë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
9 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për...

Lexo më shumë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
9 Korrik, 2026

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e integrimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}