Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa anti-KÇK/ Rama akuza opozitës: Janë ushqyer nga krimi

2020/02/03 at 2:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama publikon reportazhin e medias gjermane: Shqipëria po…

Mes qeverisë dhe opozitës jo parlamentare ka nisur një debat në distancë sa i përket paketës anti-KÇK. Akuzave nga PD iu është përgjigjur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij reagimet opozitare nuk përbëjnë asnjë surprizë.


LEXO EDHE- PD: Nëse Rama e ka seriozisht le ta fillojë me mikun e Ballës

“As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan Rama.

Paketa ligjore e prezantuar si Anti-KÇK nga kryeministri Edi Rama fuqizon kreun e Policisë së Shtetit dhe një strukturë speciale të quajtur “Operacioni Forca e Ligjit” me kompetenca të prokurorisë dhe gjykatës në marrjen e masave kufizuese personale dhe në sekuestrimin e pasurive për personat e dënuar dhe nën hetim.

***

Masat e kufizimeve personale

Sipas aktit normativ të qeverisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe një strukturë speciale e quajtur Operacioni Forca e Ligjit, OFL do të kenë fuqinë që të vendosin një sërë masash kufizuese ndaj personave të dënuar apo të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar dhe në krime të tjera të rënda.

Struktura e emërtuar “Operacioni Forca e Ligjit” do të drejtohet nga kreu i Departamentit të Policisë Kriminale, post i cili mbahet aktualisht nga Tonin Vocaj.

OFL ka të drejtën që t’i kërkojë Prokurorisë së Posaçme, SPAK një sërë masash kufizuese ndaj personave të dënuar ose të dyshuar; të tilla si kufizimin e perimetrit të lëvizjes, dëbimin deri në një vit nga një zonë e caktuar administrative, bllokimin e pasaportës ose të daljes jashtë vendit për një periudhë 1 vjeçare.

Gjithashtu, subjektet mund të urdhërohen të mos largohen nga banesa ose t’u deklarojnë autoriteteve të policisë oraret dhe vendet ku mund të gjenden çdo ditë.

Sipas ligjit, masa të tilla ekstreme mund të ndërmerren në mungesë të një vendimi gjykate edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit “në rastet e nevojës dhe urgjencës”.

Në këto raste, ligji parashikon që masat parandaluese t’i komunikohen prokurorit jo më vonë se 24 orë, ndërsa ky i fundit ka afat deri në 72 orë për t’ia paraqitur gjykatës.

Ligji përsërit shpesh edhe mundësinë e ngatërrimit të personit.

“Kur del qartë se është ngatërruar personi ose nuk është një nga subjektet e parashikuara në nenin 5 të këtij akti normative, prokurori me vendim të motivuar urdhëron heqjen e masës parandaluese,” thuhet aty.

Masat personale të karakterit parandalues nuk shuhen në rastet kur subjektet po procedohen sipas Kodit të Procedurës apo legjislacionit penal. Sipas ligjit të qeverisë, në rastet kur një individ është duke vuajtur një masë të sigurimit personal si p.sh burgu apo arresti shtëpiak, masa parandaluese mbetet e pezulluar dhe aktivizohet pas përfundimit të masës së parë.

Masat e sekuestrove

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal konsiderohet si një ndër mënyrat më efikase në luftën kundër krimit të organizuar. Në drejtim të aseteve kriminale, Shqipëria aplikon prej vitesh ligjin Antimafia.

Megjithatë, ligji i qeverisë ngarkon “Operacionin Forca e Ligjit” që të verifikojë pasuritë e personave të dënuar me vendim të formës së prerë ose personave nën hetim për krim të organizuar dhe krime të rënda dhe brenda 48 orëve, t’u kërkojë atyre ose familjarëve të tyre që të vetëdeklarojnë burimin e pasurive të dyshuara.

Në kushte normale, kreu i Policisë së Shtetit i referon rastet tek prokurori dhe i kërkon këtij të fundit të kërkojë një masë sekuestroje në gjykatë. Por njësoj si në rastet e masave personale, ligji parashikon që kreu i Policisë së Shtetit të kryejë vetë sekuestrime në rastet e nevojës dhe urgjencës dhe kur ka dyshime të arsyeshme.

Urdhri i sekuestros së pasurisë, i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i komunikohet menjëherë subjektit dhe brenda 72 orëve prokurorit. Pasi ka informuar subjektin, kreu i Policisë merr masa për ekzekutimin e urdhrit përmes kalimit të pronës në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara.

Ligji i jep të drejtë prokurorit që të heqë masën e sekuestros në rastet kur ai e dikton të nevojshme ose kur del qartë se është ngatërruar personi ose nuk është një nga subjektet e ligjit dhe në fund çështja i shkon gjykatës.

Megjithatë, ligji i qeverisë nuk parashikon problemet apo penalitetet që mund të shkaktojë ngatërrimi i personave.

Përgjatë një viti të funksionimit të ligjit, qeveria parashikon përjashtimin e subjekteve të mësipërme nga e drejta për të përfituar leje apo licensa, koncesione apo tendera publikë. Nga diskutimet e mëparshme është kufizuar gjithashtu e drejta e stukturave të policisë për të kryer përgjime pa urdhër prokurori apo vendim gjykate.

Ligji lë megjithatë një shteg hapur në rastet kur dyshohet se një subjekt po planifikon, organizon apo po merr pjesë në kryerjen e një krimi. Në këto raste, drejtueri i OFL-së mund t’u kërkojë operatorëve të telefonisë celulare apo atyre që ofrojnë shërbime interneti që të identifikojnë në kohë reale një subjekt ose numrin e tij të telefonit ose komunikimet në internet, duke informuar më pas Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe prokurorin./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
Sport

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

1 Korrik, 2026 12:48 pm
Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
Bota

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

1 Korrik, 2026 12:30 pm
Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
Bota

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

1 Korrik, 2026 11:41 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

1 Korrik, 2026 11:37 am
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
Bota

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

1 Korrik, 2026 11:35 am
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”
Aktualitet

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

1 Korrik, 2026 10:48 am
Para
Zbardhet vendimi i gjykatës që pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës

Basha: Rama i rrethuar nga kriminelë, ka frikë nga hija e vet

Brexit/ Britania voton për herë të tretë për largimin nga BE

"Britania nuk ka pse të ndjekë rregullat e BE-së për tregti"

OFL “zbarkon” në Shijak, sekuestro për pronat e Altin Hajrit?

OFL “zbarkon” në Shijak, sekuestro për pronat e Altin Hajrit?
















TE FUNDIT

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
1 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi rolin e të rinjve në mbi një muaj protestë në bulevardin Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

Dhunohet analisti Ilir Demalia
1 Korrik, 2026

Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij nga dy persona. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme...

Lexo më shumë

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
1 Korrik, 2026

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për...

Lexo më shumë

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
1 Korrik, 2026

Irani tha se nuk do të takohet me të dërguarit e lartë të SHBA-së që fluturuan në rajon pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}