Aktualitet

Paketa anti-KÇK për pasuritë e sekuestruara, miratohen ndryshimet


               Publikuar në : 14:08 - 24/02/20 |
el ida

Ashtu siç pritej, Komisioni i Ligjeve miratoi kalimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive dhe Pronave të sekuestruara dhe konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Ndryshimet e reja ligjore janë pjesë e Paketës anti-KÇK që pritet të kalohet në Kuvend më datë 5 mars.

Më herët Komisioni i Sigurisë miratoi në tërësi paketën anti-KÇK, e cila ka ngjallur debate dhe kundërshtohet ashpër nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta si dhe nga opozita.

Sipas zërave kundër paketa fuqizon rolin e policisë, duke i dhënë të drejtën të përgjojë pa autorizimin e prokurorisë, ndaj është konsideruar në shkelje të të drejtave të njeriut./Opinion.al

Pas