Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për bizneset në Tiranë do rriten deri në 91%

2023/08/16 at 9:04 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për bizneset në Tiranë do rriten deri në 91%

Rritja e çmimeve fiskale për 32 zonat kadastrale dhe të 5 njësive administrative të Tiranës, shtrenjton nivelin e taksës së ndërtesës edhe te bizneset.


Pagesat vjetore të bizneseve për taksën e ndërtesës do të rriten nga 5 deri 91%. Krahasuar në vlerë taksa vjetore e ndërtesës që paguajnë bizneset me çmimet fiskale të 2023 është gati 9 herë më tepër se pagesat e familjarëve për taksën e apartamenteve.

Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Për qytetet e tjera, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve. Për bizneset e rretheve niveli i taksës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e referencës, mbi bazën e të cilës llogaritet vlera e ndërtesës.

Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendndodhje në zonën kadastrale 1/1 ku çmimi i referencës me vendimin e vitit 2018 ishte 97,700 lekë për metër katror paguante në vit taksë për ndërtesën 39,080 lekë (97,700x2x100 m2 vlera e dyqanit është 19,540,000 lekë. Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sipas dyfishit të çmimit fiskal të apartamenteve për zonën kadastrale 1/1 ku ndodhet edhe ndërtesa e biznesit).

Me rritjen e çmimeve fiskale, konkretisht në zonën kadastrale 1/1 çmimi i referencës për 2023 është 102,800 lekë për metër katror, biznesi do të paguajë 41,120 lekë në vit taksë. Krahasuar me më parë taksa është shtuar në vlerë 2,040 lekë në vit apo 5% më shumë.

Ndërsa një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 90 metër katror në zonën kadastrale 1/1 (përfshin zonat nga Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë deri te Depo e Ujit) nga 4,396 lekë në vit që paguante taksë për ndërtesën do të paguajë 4,626 lekë në vit. Pra taksa në vlerë i shtohet 230 lekë në vit apo 5%. Krahasuar me pagesat e biznesit ato janë 9 herë më të ulëta.

Ndërsa për ndërtesat e bizneseve rritja më e lartë e pagesës vjetore të taksës do të jetë në zonën kadastrale 7/4, ku edhe çmimet referuese të apartamenteve u rritën 76% krahasuar me nivelet e vitit 2028. Sipas llogaritjeve të Monitor nëse një biznes posedon një dyqan në këtë zonë me sipërfaqe 100 m2 katror, pagesat vjetore do t’i rriten 23,800 lekë në vit apo 91%.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave arkëtimet vjetore të taksës së ndërtesës në Tiranë janë në vlerën e 30 mln eurove në vit, ku 7 mln euro të ardhura arkëtohen nga familjarët dhe 23 mln euro nga bizneset.

Me taksimin e ri në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës, por për garazhet dhe bodrumet taksa llogaritet sa 70% e çmimit fiskal, për parkimit e hapur sa 30% e çmimit fiskal të apartamenteve dhe magazinat e përpunimit për 50% e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

(Për llogaritjen e çmimit të referencës për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ndërtesat që nuk shërbejnë për banim referoju Aneksit 2, të vendimit nr. 132, datë 7.3.2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”.)

Pronari i garazhi apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 në zonën kadastrale 1/2 ( përfshin zonat nga Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk) më përpara paguante në vit 5,460 lekë në vit. Me rritjen e çmimit fiskal të zonës pronari i garazhit do të paguajë 6,804 lekë taksë në vit. Pagesat i shtohen në vlerë 1,344 lekë në vit apo rreth 25%. /D.Azo

ANEKSI 2

ÇMIMET MESATARE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR NDËRTESAT QË NUK SHËRBEJNË PËR BANIM

  1. a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ndërtesa tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhim, tregtim ose/edhe shërbime me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.
  2. b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
  3. c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, si: prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme, është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

  1. d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.
  2. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.
  3. e) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë./Monitor

 



Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
McGonigal pranon fajësinë, punoi për oligarkun rus në shkelje të sanksioneve amerikane

McGonigal pranon fajësinë, punoi për oligarkun rus në shkelje të sanksioneve amerikane

Emri/Polici ndërhyn për të ndaluar sherrin, përfundon i plagosur rëndë

Plagosi me thikë policin në Himarë, arrestohet 60-vjeçari

Mbyllen hetimet, SPAK çon për gjykim Fran Tucin dhe 2 të tjerë

Mbyllen hetimet, SPAK çon për gjykim Fran Tucin dhe 2 të tjerë
















TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com