Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pagat e reja për prokurorët e gjyqtarët pas reformës: Deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj

2016/08/20 at 9:15 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Belgjika dënon bandën e shqiptarëve që grabisnin shtëpitë

Nëse reforma në drejtësi deri më sot është menduar se ka qënë vetëm një shqetësim i politikës, një tjetër problem që ka dalë është fatura e financiare e lartë, që do t’i rëndojë buxhetit të shtetit. Burime konfidenciale për Vizion Plus nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, thonë se kanë nisur zyrtarisht në fund të qershorit në Ministrinë e Financave, kërkesën për trajtimin financiar të prokurorëve dhe gjykatësve, që do të ushtrojnë funksionin pas hyrjes në fuqi të reformës. Vizion Plus ka arritur të sigurojë korrespodencën e plotë mes këtyre dy dikastereve, ku në një raport konfidencial, Ministria e Financave thekson se është në vështirësi të mëdha për të gjetur paratë për pagat e magjistratëve.


Financat kanë bërë llogaritë për paratë që duhet të japë shteti dhe në fund ka dalë një faturë e papërballueshme. Vetëm për rrogat dhe sigurimet shoqërore të 985 anëtareve te institucioneve te drejtësisë, fondi vjetor që duhet të derdhë buxheti i shtetit është 45 milion dollarë. Nga llogaritë e bëra rezulton se paga mesatare e një gjyqtari apo prokurori me sistemin e ri shkon në 3 milion e 300 mijë lek të vjetra.

Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekë/muaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi.

Kjo faturë rrezikon që të rritet çdo vit, për shkak të shtesës së lartë që ekspertët e Euralius kanë kërkuar për vjetërsinë në punë të punonjësve. Ministria e Financave është vënë në alarm pasi vjetërsia për vitet e shërbimit rrezikon të shkojë deri në 75% të pagës bruto, ose nëse përkthehet në vlerë monetare, një magjistrat që i afrohet viteve të fundit të punës, rroga i rritet për shkak të vjetërsisë me 2 milion e 470 mijë lekë të vjetra të tjera.

Sjellim në vëmendje se nëse aplikohet skema e propozuar e shtesës së pagës për vjetërsi, kjo shtesë shkon në mbi 85 00 lekë/muaj dhe paga bruto mujore mund të shkojë maksimalisht edhe mbi 500 000 lekë në muaj, vlerë e cila është 2 herë më e lartë se paga aktuale më e lartë në Republikën e Shqipërisë.

Çdo vit fatura në buxhetin e shtetit llogaritet të rritet me 4 deri në 5 milion dollarë. Por trajtimi financiar nuk mbaron me kaq. Shteti shqiptar duhet të paguajë shpërblim shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës dhe pronës për magjistratin dhe familjen e tij në masën 400 euro çdo vit. Nëse bëhet krahasimi me institucione të tjera, paratë që do të dalin për afro 1000 magjistratët nga buxheti i shtetit shkojnë afërsisht me të njëjtin fond që paguhet për të gjithë aparatin e ministrisë së mbrojtjes bashkë me forcat e armatosura, numri i punonjësve të të cilës është mbi 8800.

Ministria e Brendshme dhe ajo e arsimit e kanë fondin për paga më të lartë për shkak të numrit të madh të punonjësve. Për 12 mijë punonjësit e ministrisë së brendshme buxheti jep afro 120 milion dollarë, ndërsa për 31 mijë arsimtarët jepen 210 milion.



Ju sugjerojmë

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Para
Si ta dallosh një femër që sapo ka mbaruar seksin

Si ta dallosh një femër që sapo ka mbaruar seksin

Babai që përdhunoi vajzën, banorët: Ngacmonte edhe femrat e fshatit

Monstra që përdhunoi vajzën 15 vjeçare: Nuk është e vërtetë, vajza dhe gruaja duan ...

Kallashi edhe në Amerikë nuk e harron zanatin (Foto)

Kallashi edhe në Amerikë nuk e harron zanatin (Foto)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në...

Lexo më shumë

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
5 Korrik, 2026

Situata u tensionua mbrëmjen e shkuar përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve...

Lexo më shumë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}