Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pafuqia e Barak Obamës si President!

2016/12/18 at 6:03 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu –

8 vjet më parë ai ishte njeriu që e besonin të gjithë. Europianët mblidheshin me dhjetra mijëra në sheshe për ta parë (siç ndodhi në Berlin ndërkohë që ishte ende vetëm kandidat për president); rusët dhe kinezët qenë të lodhur nga stili agresiv i Xhorxh Bushit, ndaj besonin se Presidenti i ri do të ishte më i përqëndruar në punët e tij brenda kufijve të SHBA, Lindja e Mesme besonte se kriza e zgjeruar në botën myslimane pas ndërhyrjes në Afganstan dhe Irak do të gjente zgjidhje edhe atje.

Në Amerikë besonin se politikani i ri po bënte histori. Kriza ekonomike kishte trokitur dhunshëm në derë duke shkatërruar stabilitetin thuajse 70 vjeçar të vendit më të fuqishëm në botë. Në Irak dhe Afganistan numëroheshin afro 7800 ushtarë amerikanë të vrarë, shifra më e lartë që nga lufta në Vietnam. Në vend po ndizeshin tensione sociale dhe Barak Obama shihej si shpëtimtari i vendit të tij.

8 vjet më pas, shumë pak nga shpresat e zgjedhjes së tij, janë justifikuar vërtet. Nuk ka rëndësi të hysh në një analizë të thellë të gjithë Presidencës, por ka dy pika tek të cilat mund të thuhet se Presidenca e Obamës qe një dështim.

E para, Obama dështoi në pajtimin e brendshëm social dhe racor të Amerikës. Presidenti i parë me ngjyrë, që besohej se do të sillte një tjetër situatë dhe më shumë relaks në këtë drejtim, e çoi amerikën drejt Donald Tramp. Paaftësia e tij për t’i dhënë zgjidhje disa problemeve thelbësore dhe refuzimi për t’u përballur me to, kanë bërë që sot në amerikë racizmi dhe konflikti social të jenë më të thellë, madje dominues në votim siç ndodhi në zgjedhjen e Tramp. Zgjedhja e Donald Tramp, ishte produkt i drejtëpërdrejtë i paaftësisë për të zgjidhur apo shpjeguar disa fenomene të reja amerikane, madje më së shumti produkt i mënyrës se si amerika u administrua këto 8 vjet.

E dyta, Obama dështoi në politikën e jashtme. Ai dështoi mbi të gjitha me Rusinë dhe kontribuoi në rritjen e besimit të kësaj të fundit dhe në rikthimin në një faktor i rëndësishëm global. Pamjet e masakrës në Alepo, thirrjet për ndihmë të fëmijëve që po masakrohen dhe prindërve të tyre, po aq saç janë një njollë turpi në botën e qytetëruar, janë edhe një pafuqi e Amerikës për të luajtur rolin e saj si fuqi globale. Obama tentoi të ishte i pranueshëm për të gjithë. I kompleksuar nga përdorimi i forcës së parardhësit të tij, Bush, ai shënoi një vijë të kuqe në konfliktin Sirian pastaj nuk i qëndroi asaj. Ai tregoi dobësi si në Siri ashtu edhe në ngjarjet e Bengazit, duke i lënë rusisë të kuptojë që më shumë i ngjan Xhimi Karterit se sa Ronald Reganit. Hezitimi për ta ndaluar Rusinë në Siri çoi në aksionin rus në krime dhe në Ukrainë. Obama u mundua të faktorizohet përmes sanksioneve ndërkohë që thuajse çdo specialist i Rusisë insistoi në atë që Rusia e Putinit, si Rusia Sovjetike, ose ajo e carëve njohin vetëm një gjuhë, atë të forcës. Obama nuk qe aq i fortë sa duhej të përballte Rusinë. Ose donte të mos krijonte probleme me askënd. Tani në fund, befas ai gjendet në politikën e jashtme në një situatë absurde.

Perëndimi e akuzon direkt dhe papushim për masakrën në Siri dhe dështimin e botës perëndimore atje.

Rusia e akuzon për sanksionet dhe preferon në vend të tij, presidentin e zgjedhur Donald Tramp (Nuk është çudi që ky të adaptojë një politikë krejt tjetër në raport me Rusinë. Madje më të keqe për perëndimin).

Izraelitët e akuzojnë se ka qenë në mënyrë të vazhdueshme kundër tyre.

Bota myslimane e akuzon se nuk gjeti një zgjidhje për Palestinën, përkundrazi, krijoi më shumë probleme në Lindjen e Mesme pas negociatave me Iranin. Diplomatët e vendeve islamike të mbledhur në Marok, deklaruan se më shumë besojnë tek Tramp se sa tek Obama. Asnjë prej tyre nuk është i kënaqur me politikën e re ndaj Iranit dhe besojnë se ajo do të ndryshojë.

I vetëm mes të gjithëve, Obama do të largohet nga Shtepia e Bardhë si një President që e pati vështirë të marrë vendime të mëdha. Vendime që e ndajnë opinionin por që zgjidhin situatat e komplikuara kudo që janë. Ai tentoi të ishte një President për të gjithë, duke lënë në fund të pakënaqur thuajse të gjithë. Ai do të kujtohet për fjalimet e bukura dhe mënyrën se si hyri në shtëpinë e Bardhë. Krejt i vetëm dhe krejt për meritë të tij. Ai mund të kishte qenë një Sekretar i Mrekullueshëm i OKB – së, por Fuqia më e madhe e globit, kërkon persona që marrin vendime dhe mbi të gjitha, persona që nuk tërhiqen as përpara rusisë dhe as përpara diktatorëve kudo qofshin ata… Në të kundër ç’vlerë ka të jesh fuqia më e madhe e globit dhe të mos e përdorësh fuqinë tënde…

Blendi Fevziu

Etiketa: IrankinaobamaPutinrusiashbaSiria

Ju sugjerojmë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Para
“Të q**sha robt”; pronarët e lokalit rrahin dhe e zhveshin lakuriq nxënësin

“Të q**sha robt”; pronarët e lokalit rrahin dhe e zhveshin lakuriq nxënësin

FOTO/ Klaudia Pepa, sërish nudo !

FOTO/ Klaudia Pepa, sërish nudo !

HISTORIA/ “U dashurova dhe pres fëmijë prej saj, por zbulova se e kam …”

HISTORIA/ “U dashurova dhe pres fëmijë prej saj, por zbulova se e kam …”

TE FUNDIT

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com