Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pafajsia e Lulëzim Bashës për Dibrën dhe kurthi elektoral kanabist

2016/09/14 at 6:46 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

Artur Zheji


Sigurisht “Çështja Dibra”, dhe humbja e PD, nuk mbaron vetëm me një festë të socialistëve dhe as me shampanjë të shtrenjtë të kupolës fituese, që nuk ka fare lidhje me Peshkopinë.

Madje ngjarjet që përshkruhen nga situata ekonomike në Maqellarë apo në Kalanë e Dodës, flitet për një mjerim të skajshëm, që është një mjerim PD-PS. Një mjerim që jo vetëm nuk ka shenja shërimi, por ka mbrritur nivele shumë më të trishtuara se sa gjëndja ekonomike e para viteve ’90, që për shumëkënd në Shqipëri, konsiderohet si niveli më i ulët. Kundrejt një situate ekonomike të dëshpëruar, askush nuk mund të bëjë fajtor dibranët, që pranoi më së shumti ofertat “bujare” me nga 20 dollarë apo 50 dollarë për votë.
Oferta që shoqëroheshin me kërcënimin e drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, se ata që do vazhdonin të mbesnin besnikë për PD, do të identifikoheshin si fise dhe familje dhe do të ishin pjesë e listave të zeza. Pra të papunë dhe nën “vëzhgim”!
Askush nga gazetarët tanë të mëdhenj nuk foli për realitetin e zymtë dibran. Që nuk është kjo zymtësi, vetëm pjellë e Rilindjes së palindur, të kësaj qeverie e të kësaj qeverisjeje pordhë shumtë e punëpakët, por e të gjitha qeverive që kanë kaluat këto 26 vjet në Shqipëri. Madje nën atë trysni që u vu Dibra dhe dibrani, që në shumë çaste të mëdha të kombit tonë, ka shkruar faqe të arta historie dhe kjo nuk është retorikë, se retorika në këtë vend tanimë është monopol i kryeministrit dhe i megafonëve të vet, ata ithtarë të PD, që votuan Partinë Demokratike në Dibër, janë më së shumti realisht idealistë.

Askush nuk e tha se në Dibër, si gjithkund në Shqipëri mbillet kanabis, por edhe lulëkuqe, farë e zgjedhur, që shërben për Opium dhe bazën e parë të prodhimit të kokainës.

Dhe askush se tha, se mjaft prej dibranëve të varfër, kanë dhënë tokat e tyre me qira, për mbjelljen e këtyre bimëve, nga të tretët. Dhe askush nuk e nënvizoi se dy javët e fundit të Fushatës që askush nuk pa të bëhet, sekserët, shkuan derë më derë te pronarët e tokave dhe kishin marrë tagër të kërcënonin me burg, në këmbim të votës për kandidatin socialist.
Dhe mjaft prej tyre që votuan majtas në Dibër, bënë 2 llogari njëherësh: prodhimin e shkatrruar, e pra, cullët pa bukë, cullët janë fëmijët në dibrançe, dhe e dyta burgun dhe turpin publik. Një llogari kjo shumë e kushtueshme dhe e pamundur.

Tani nëse Lulëzim Basha do të ishte ndonjë sheik arab dhe jo një politikan “shqiptaro-hollandez”, do tja zgjidhte këtë dilemë pjesës më të madhe të dibranëve duke i blerë prodhimin dhe duke i dhënë paratë drëng në dorë, që të shkatrronin të mbjellat dhe të votonin moralisht PD.

Debati në Grupin Kuvendor të PD, është po i njejti. Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që drejtojnë gishtin nga Basha. Ndërsa Astrit Patozi, ishte burrnor dhe krejt i arësyeshëm në analizën e tij të një dite më parë.

Është mirë që PD ka debat dhe është mirë dhe në të drejtën e vet, edhe Bregu edhe Selami, të mos e duan, apo ta konkurojnë Lulëzim Bashën. Por ata dhe të tjerët që ndikohen sinqerisht, duhet të kenë parasysh, se në këtë disfatë të Dibrës, nuk është Lulëzim Basha problemi. Problemi është metoda tmerrësisht e pisët, e eskperimentuar në Dibër.

Pra, legalizimi faktik i kanabisit është një kurth i dyfishtë. Shumica e shqiptarëve ruralë, janë të ftuar të mbjellin dhe të provojnë fatin e tyre me bimën çudibërëse. Por ndërkohë ata janë të listuar, të evidentuar dhe certifikuar.

Një për një dhe rast pas rasti. Të paktën në më të shumtën e tyre.
Që do të thotë që nesër, në Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk është çudi që sekserët me ose pa uniformë, prurësit e farës apo kontraktursit e aferës, të shfaqen, në më të shumtën e Shqipërisë me lista në dorë. Me pyetjen e tmerrshme: “Votën ose burgun!” apo “Votën apo mbajtjen e prodhimit dhe licensën e mosprekjes për sezonin tjetër!”

Këtu Lulëzim Basha, duhet të kishte të paktën 10.000 marinsa amerikanë, për ta zgjidhur si duhet, moralisht dhe politikisht situatën. Dhe nuk mund të bëhet fajtor që nuk i ka, këta 10.000 marinsa!

Faje dhe mëkatë të tjera lë ti gjinden me shumicë, por disfata e Peshkopisë, është një disfatë Kombëtare./360grade.al

Etiketa: Artur Zheji


Ju sugjerojmë

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Para
Dy automjete përfshihen nga flakët te “Komuna e Parisit”

Dy automjete përfshihen nga flakët te "Komuna e Parisit"

Gjobitën biznesmenin/ Gjykata dënon me burg miqtë e Emiljano Shullazit

Gjobitën biznesmenin/ Gjykata dënon me burg miqtë e Emiljano Shullazit

Kosova jep miliona euro për restaurimin e kishave ortodokse serbe

Kosova jep miliona euro për restaurimin e kishave ortodokse serbe
















TE FUNDIT

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
5 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
5 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 24 palestinezë në Rripin e Gazës të shtunën, përfshirë 10 njerëz që po kërkonin...

Lexo më shumë

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
5 Korrik, 2025

Në emisionin “Pro Business” në Tv Klan u diskutua gjendja aktuale e tregut të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në...

Lexo më shumë

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
5 Korrik, 2025

Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal i Kosovës, Fikrim Damka, e ka mohuar “çdo shkelje” të shtunën, një ditë pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com