Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas padisë të bërë nga kryeministri Edi Rama ndaj homologut të tij të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e akuzuar atë për shpifje.
Paloka shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se padia erdhi pikërisht në ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, ndërsa shton se Rama po hyn në histori si Esat Pasha.
“Ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut hedh në gjyq Ramush Haradinajn…!!! Kjo nuk mund të jetë më as rastësi, as padituri. Rama me sa duket e ka vendosur; me që nuk hyn dot ne histori si Ismail Qemali do të hyjë si Esad Pasha”-shkruan Paloka
Kreu i qeverisë shqiptare ka depozituar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi prej 30 faqesh për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e akuzon për shpifje për shkak të deklaratave të tij për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Rama kërkon kompensim dëmi dhe përgënjeshtrim nga Haradinaj./ Opinion.al