Kronikë

Çfarë dyshohet? Ky është i riu që u qëllua me armë zjarri në Elbasan


               Publikuar në : 10:22 - 16/01/20 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pas mesnate në Elbasan, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 23-vjeçar.

I plagosuri është identifikuar si Kei Piku, i cili u gjend më një plumb në këmbë jashtë një lokali në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Dyshohet se ka qenë një atentat i mirëfilltë ndaj 23-vjeçarit, i cili figuron me precedentë penalë. Qëllimi i atentatit ka qenë eliminimi i të riut, por autorëve u është bllokuar arma pas gjuajtjes së dytë.

Bëhet me dije se personat që qëlluan mbi 23-vjeçarin, kanë qenë me maska e kallashnikov. Atentati është i ngjashëm me skemën e disa krimeve të kryera gjatë muajve të fundit në Elbasan e Peqin. Atentati Dyshohet të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale të mëparshme.

Aktualisht i riu ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al

Pas