Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka depozituar bashkë me kolegë të saj demokratë, një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.
Ajo tha se shpreson që gjykata të ngrihet në nivelin që i takon dhe të mos bëjë precedentë.
“Shpresoj që gjykata Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon. Të mos dhe të japë një të mirë publike. I bëj thirrje kujtdo që kushdo që t’i bashkohet kësaj padie, duke nisur nga avokati i Popullit, që t’i bashkohen grupit parlamentar të PD-së. Ne besojmë te institucionet.”, tha Tabaku.