Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it, është shprehur i bindur që do të ketë harmoni me Ramush Haradinajn.
Pacolli ka thënë që do të kenë shumë punë prej të cilave nuk duhet të frikësohen.
“Jam i bindur që do të kemi harmoni me kryeminstrin Haradinaj. Na presin shumë punë dhe duhet të jemi më të fortë”, ka thënë Pacolli./Klan Kosova