Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pacolli: BE të disiplinojë Serbinë, dënojmë provokimet kundër Kosovës

2019/04/05 at 2:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pacolli: BE të disiplinojë Serbinë, dënojmë provokimet kundër Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i dënoi rëndë “provokimet” që i janë bërë Kosovës në Samitin Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë.


Në këtë samit po merr pjesë një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga ministri për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili të enjten, së bashku me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor, nënshkruan marrëveshjen për heqjen e roaming midis disa vendeve të Ballkanit.

Në një konferencë për mediat në Prishtinë, Pacolli tha se në samitin në Beograd ka pasur “provokime në mënyrë organizative” kundër pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, rasti i parë ka ndodhur gjatë një paneli të diskutimit në nivel ministrash.

“Gjatë këtij sesioni, organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt në publik. Aty koncentrohen të gjitha kamerat dhe në monitorët prapa panelistëve fillon të dalë teksti, të cilin po e lexonte ajo grua (nga publiku). Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste, ne nuk mund t’i pranojmë ato kurrsesi. Kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës, kundër pavarësisë së Kosovës, kundër njerëzve të Kosovës. Një gjë e tillë është e papranueshme dhe ne e dënojmë fuqishëm”, tha Pacolli, duke shtuar se situatë identike ka ndodhur edhe në një panel tjetër, në kohën kur Qendra Inovative e Kosovës po paraqiste programin e saj.

Zëvendësministri Pacolli i bëri thirrje Bashkimit Evropian “të disiplinojë Serbinë”, pasi bëhet fjalë për një samit të organizuar nga BE-ja.

“Ftojmë Bashkimin Evropian që ta disiplinojë Serbinë në të ardhmen, përndryshe Kosova nuk mund të jetë prezente në konferenca të këtij lloji. Prandaj, e ftojmë edhe një herë BE-në që të sqarojë pozicionin e saj ndaj këtyre agresioneve, të cilat i ndodhin Kosovës pothuajse çdo ditë”, tha Pacolli./Opinion.al

 

Etiketa: bePacolliprovokime


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Harrojnë letrën mbi tryezë,zbulohen diskutimet e opozitës me zyrtaren e BE

Harrojnë letrën mbi tryezë,zbulohen diskutimet e opozitës me zyrtaren e BE

Fifi rrëfen historinë e trishtë kur ishte studente: Jam poshtëruar

Fifi rrëfen historinë e trishtë kur ishte studente: Jam poshtëruar

Rama në Kukës, prezanton zyrtarisht Safet Gjicin për kryetar bashkie

Rama në Kukës, prezanton zyrtarisht Safet Gjicin për kryetar bashkie
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}