Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pacientët vuajnë për ilaçe, në QSUT 93 % e medikamenteve kanë skaduar

2018/10/01 at 10:18 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 8 min
A A
Pacientët vuajnë për ilaçe, në QSUT 93 % e medikamenteve kanë skaduar

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se rreth 93 për qind e medikamenteve që gjenden në farmacinë qendrore të QSUT-së janë të skaduara, dëm i cili u akumulua vit pas viti në vlerë 447 milionë lekë, ndërkohë që qindra pacientë vuajtën pasojat e mungesës së barnave.


Të paktën katër herë në vit, Fatjon Mara, 43 vjeç, mbërrin në Spitalin Pediatrik në Tiranë me pyetje që e mundojnë. I biri u diagnostikua me një sëmundje kronike gjaku gjashtë vite më parë dhe prej asaj kohe, jeta e të dyve ndahet mes shtëpisë dhe spitalit.

“Im bir kërkon trajtim të paktën katër herë në vit. Ndonjëherë sëmundja kryesore i shkakton edhe çrregullime të tjera dhe detyrohem të kaloj deri në dy javë në pavionë të tjerë,” tha Mara për BIRN.

Luhatjet në shëndetin e të birit përbëjnë shqetësimin kryesor për Marën. Por krahas tyre, 43 vjeçarit i është dashur shpesh të vrasë mendjen nëse në spital do të gjente ilaçet e duhura apo nëse trajtimi i radhës do ta përmirësonte jetën e të birit.

Në gjashtë vitet e terapisë intensive, ai pohon se nuk kanë qenë të rralla rastet kur ka vrapuar drejt farmacisë me recetë në dorë.

“Ilaçe ka pasur kohët e fundit, por në të paktën gjashtë vite që e trajtoj intensivisht, jam detyruar disa herë t’i blej shtrenjtë në farmaci,” tha Mara për BIRN.

Mungesa e medikamenteve mjekësore është një ndër shqetësimet kryesore të qindra pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe një “gangrenë” e vazhdueshme e sistemit shëndetësor në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit.

Megjithatë, “një mal” me ilaçe të skaduara u ngrit vit pas viti në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërkohë që të sëmurët po vuanin pasojat e mungesave të tyre.

BIRN siguroi një raport inventari të medikamenteve që gjendeshin në farmacinë qëndrore të QSUT-së deri më 9 maj 2018 dhe i përpunoi të dhënat, pasi i hodhi ato në një databazë.

Analiza e përftuar tregon se rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore janë të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët.

Medikamentet që gjenden në QSUT u përkasin viteve 2012-2018 dhe kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro]. Nga këto, ilaçe me vlerë kontabël 447 milionë lekë rezultojnë të skaduara dhe vetëm 34.7 milionë brenda afatit të përdorimit.

Grumbullimi i stokut të madh të ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH. Në dy raporte auditi për vitet 2014 dhe 2015, KLSH konstatoi se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare dhe fajësonte për këtë keqmenaxhimin, por edhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi arsyet e krijimit të stokut në farmacinë qëndrore si dhe dëmin e dyfishtë të shkaktuar ndaj pacientëve dhe buxhetit të shtetit.

Në një përgjigje me shkrim, QSUT pretendoi se trajtimi i kërkesës për të drejtë informimi kërkonte afat kohor të gjatë dhe të paparashikueshëm për t’u përpunuar, si dhe burime njerëzore shtesë, për shkak të dokumentacionit voluminoz.

Ilaçet e skaduara

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pjesa më e madhe e barnave të çuara dëm në farmacinë qendrore të QSUT-së trajtonin sëmundje mjaft të përhapura në Shqipëri, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, ato psiqike apo antibiotikë për trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale.

Rreth 60 për qind e tyre rezultojnë të jenë blerë në vitet 2011-2013 dhe kanë dalë jashtë përdorimit në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa tjetër rezulton të ketë skaduar gjatë viteve 2016-2018.

Në raportin e auditimit të publikuar në mars 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentonte faktin se situata në vitet 2014-2015 paraqitej tejet e rënduar me rreth 520 mijë medikamente të skaduara. Thuajse gjysma e sasisë, sipas KLSH-së ishin tenderuar me paratë e buxhetit të shtetit në vitet 2011-2013, ndërkohë që pjesa tjetër ishin donacione të kushtueshme, të cilat sistemi kishte dështuar t’i shpërndante në kohën e duhur te pacientët.

“..Sasia e barnave të skaduara është 172.705.615 lekë, nga të cilat 48 366 589 lekë medikamente të kontraktuara me fonde të buxhetit të shtetit. Pjesën kryesore e përbëjnë donacionet, të cilat nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të skadimit,” thuhet në raportin e KLSH-së.

Paralelisht me ilaçet e tenderuara, donacionet nga kompanitë farmaceutike apo organizata ndërkombëtare zënë një pjesë të rëndësishme të fondit të farmacisë qendrore. Deri në fund të vitit 2015 sipas KLSH-së, barnat e skaduara nga donacionet ishin rreth 234 mijë me një vlerë prej 124.3 milionë lekësh.

Të dhënat e siguruara nga BIRN hedhin dyshime se kostoja e lartë e asgjësimit të medikamenteve të skaduara në vendet e BE-së i ka shtyrë kompani të ndryshme farmaceutike që t’i shkarkojnë ato si donacione në QSUT. Një zyrtar i kontaktuar nga BIRN tha në kushtet e anonimitetit se donacionet aq shumë të nevojshme mbërrijnë në Tiranë me një problem serioz.

“Barnat sillen në kufijtë e skadencës, me afat 6 muaj apo maksimumi 1 vit,” i tha BIRN një zyrtar i QSUT-së.

Drejtoria e QSUT-së e pranonte problemin me ilaçet e skaduara, por ia faturonte përgjegjësinë administratës së mëparshme në një përgjigje për KLSH-në.

Sipas saj, barnat e mësipërme ishin planifikuar dhe blerë gjatë viteve 2009-2013-kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike dhe se në arkivë “nuk ekzistonin të dhëna mbi strukturën mjekësore që i kishte kërkuar medikamentet”.

QSUT, e cila drejtohej në atë kohë nga ministrja aktuale e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaronte në pretendimet e veta se kishte ndryshuar mënyrën e planifikimit dhe të gjurmimit të strukturës porositëse, duke premtuar ndryshim të situatës.

“Kjo mënyrë e re e planifikimit të nevojave ka bërë të mundur gjurmueshmërinë e kërkuesit të barit si dhe nxjerrjen e përgjegjësive për çdo strukturë, duke kontrolluar përdorimin ose mospërdorimin e tyre sipas afateve,” citohet QSUT në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por pavarësisht këtij premtimi, sasia e ilaçeve të skaduara dhe vlera e tyre monetare është rritur dy vjet më pas.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se nga një listë me 1200 lloje medikamentesh që gjenden në farmacinë qëndrore, vetëm 315 produkte ishin të konsumueshme me afat skadence pas datës 9 maj 2018.

Ndërkohë që në vitet 2014-2015, dëmi i shkaktuar nga ilaçet e skaduara ishte 172.7 milionë lekë, në vitin 2018 kjo shifër arriti në 447 milionë lekë.

Grupi i auditimit të KLSH fajëson për situatën mungesën e një analize të plotë në QSUT për shkaqet që çuan në këtë situatë dhe përgjegjësitë direkte.

“Një mungesë planifikimi bazuar mbi nevojat reale për medikamente; mungesa e rregullave të qarta mbi kërkesat e bëra nga mjekët e pavionëve; në tenderët për blerjen e medikamenteve duhet të kërkohet një afat sa më i gjatë i përdorimit të tyre, pasi nga konstatimet rezulton se shumica e tyre kanë afat skadence 6 muaj deri në 1 vit,” argumenton KLSH.

Pasoja dhe diskriminim

Çuarja dëm e qindra mijëra medikamenteve në QSUT përgjatë gjashtë viteve të fundit ndodhi në një kohë kur pacientë të shumtë dhe familjarë të tyre ankoheshin edhe publikisht për mungesën e tyre.

Përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve në Shqipëri i thanë BIRN se ky problem ka vënë në rrezik jetën e shumë qytetarëve si dhe ka shkaktuar diskriminim për shkak të gjendjes shëndetësore.

Besart Nezaj, pacient dhe përfaqësues i shoqatës së Hemofilisë i tha BIRN se mungesa e ilaçeve dhe e trajtimit profilaktik ka shkaktuar dëme të mëdha në shëndetin e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje-të cilët sipas tij kanë gjetur si zgjidhje të fundit largimin nga vendi.

“Nga 320 pacientë me hemofili kanë mbetur 197. Kanë emigruar drejt BE-së, pasi jeta e tyre po rrezikohej si pasojë e hematomave për shkak të mungesës së trajtimit profilaktik dhe mosmarrjes së sasisë së medikamenteve që rekomandojnë specialistët hematologë,” tha Nezaj.

Përfaqësuesi i shoqatës së Hemofilisë pohoi se pacientëve nuk u është siguruar gjithmonë doza e plotë, ndërkohë që duhej të prisnin me orë të tëra për ta marrë atë, çka e rëndon edhe më tej situatën e tyre. Nezaj shtoi gjithashtu se shumica e medikamenteve për këtë kategori të sëmurësh sigurohet nga donacionet sesa nga kontratat e QSUT.

“Jemi të detyruar të mos bëjmë jetë normale për shkak të hematomave të mëdha… në këto kushte rrisku për hemoragji është më i madh, hemoragji në inde, cerebrale etj… Ne nuk integrohemi dot si pasojë e mungesës së trajtimit me medikamentet e duhura,” tha ai për BIRN.

Në fillim të shtatorit, medikamenti “faktor” për të sëmurët me hemofili u bë shkak për replika mes Partisë Demokratike dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku e para denonconte mungesën ndërsa QSUT e hidhte poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se ky medikament ishte shpërndarë rregullisht.

Përtej replikave të kufizuara në kohë, organizatat që merren me të drejtat e pacientëve konstatojnë probleme në vazhdimësi me sigurimin e medikamenteve.

Eglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together For Life” ka ndjekur ankesat e pacientëve për mungesën e medikamenteve në vitet e fundit. Ajo i tha BIRN se Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo edhe gjykatat kanë konstatuar diskriminim për shkak të gjendjes shëndetësore në disa prej rasteve.

“Kemi ndjekur rastin e mungesës së ilaçit L-Asparaginasë në Pavionin e Onko-hematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë ku trajtohen fëmijët e sëmurë me leucemi. Me Vendimin nr. 196, dt. 29.12.2016, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është konstatuar se praktika e ndjekur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë duke mos bërë të mundur vënien në dispozicion të fëmijëve të sëmurë të medikamenteve mjekësore përbën diskriminim të tërthortë për shkak të gjëndjes shëndetësore…,” tha Bardhi për BIRN.

“ U rekomandua që kjo Qendër, në të ardhmen të sigurojë medikamentet mjekësore në kohë dhe sasinë e duhur. Pas këtij Vendimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë masa efektive dhe problemi i mungesës së këtij ilaçi është zgjidhur,” shtoi ajo.

Një tjetër çështje e dërguar përballë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është edhe mungesa e disa ilaçeve në shërbimin e Hematologjisë në QSUT, ku trajtohen pacientë nga i gjithë vendi për sëmundje të rënda në gjak.

Sipas Bardhit, edhe në këtë rast Komisioneri konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë të një shtetaseje dhe të gjithë pacientëve të Shërbimit të Hematologjisë dhe urdhëroi që QSUT të sigurojë në kohë dhe në sasi medikamentet mjekësore, për të cilën sipas saj, QSUT u penalizua më pas me gjobë.

“Edhe pas këtyre sanksioneve, rezulton se problematika e mungesës së ilaçeve vazhdon ende dhe nuk ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me ilaçe në këtë Shërbim,” tha Bardhi për BIRN.

Kostoja për ti asgjësuar

Produktet farmaceutike të skaduara klasifikohen në kategorinë e mbetjeve farmaceutike dhe sipas legjislacionit në fuqi dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2010, duhet të asgjësohen në mënyrë të kontrolluar. Ky fakt përbën një telash të shtuar dhe kosto të reja për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”-të cilat nuk rezultojnë të jenë parashikuar.

Audituesja e KLSH-së, Marjola Llanaj i tha BIRN se përveç kostos së madhe financiare të provuar, stoku i ilaçeve të skaduara kërkon shuma të tjera financiare.

“Kemi kërkuar asgjësimin e tyre, por në buxhetin vjetor të QSUT-së nuk është parashikuar fondi që do të mundësonte asgjësimin,” tha Llanaj për BIRN.

Audituesja Llanaj shpjegon se asgjësimi i ilaçeve, njësoj si mbetjet e tjera spitalore kërkon teknologji specifike.

Ekspertët mjedisorë bien dakord, ndërkohë që ngrenë shqetësimin për fenomenin e përsëritur shpesh në vitet e fundit, ku medikamentet e skaduara janë hedhur në shtretërit e lumenjve duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Valbona Mazreku, drejtuese e organizatës mjedisore “Milieukontakt Shqipëri” i tha BIRN se ilaçet e skaduara në QSUT duhet të asgjësohen në përputhje me legjislacionin përkatës, qoftë me groposje, incenerim apo përmes trajtimit në autoklavë.

“Ka ardhur koha që vetë Ministria e Shëndetësisë dhe agjencitë e barnave të ndërmarrin edhe projekte për mbledhjen e barnave të skaduara edhe nga qytetarët që të mos përfundojnë në kazanët publikë, por të bëhet një asgjësim i kontrolluar i tyre,” përfundoi Mazreku.

 Autori: Sebi Alla, BIRN

Etiketa: ilace te skaduarainvestigimqsut


Ju sugjerojmë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
Aktualitet

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

15 Maj, 2025 4:17 pm
PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
Aktualitet

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

15 Maj, 2025 3:32 pm
Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
Aktualitet

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

15 Maj, 2025 3:17 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

15 Maj, 2025 2:49 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Para
Alpha Bank, 10% rimbursim me kartat e debitit dhe kreditit

Alpha Bank, 10% rimbursim me kartat e debitit dhe kreditit

Akuzohet se përdhunoi modelen, Ronaldo:Më fal, zakonisht jam “gentleman”

Akuzohet se përdhunoi modelen, Ronaldo:Më fal, zakonisht jam “gentleman”

Kishin mbjellë qindra rrënjë marijuane në shpellë, dy shqiptarë në pranga

Kishin mbjellë qindra rrënjë marijuane në shpellë, dy shqiptarë në pranga
















TE FUNDIT

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com