Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, dëshiron të bëhet si sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.
“Cristiani Ronaldo është shumë ambicioz, por edhe unë jam i tillë,” tha Ozil për “L’Equipe” kur u pyet nëse ai është e kundërta e Ronaldos, përcjell Gazeta Express.
“Jam perfeksionist në fushë. Dua të jem i suksesshëm në gjithçka çka bëj,” tha ai.
Ozil thotë se nuk është aq i etur për gola si Ronaldo, sepse për të, të asistojë në gola, është njëjtë si të shënojë gola.