Rajoni

Osmani: Mirëpresim sanksionet e SHBA-së ndaj krimit të organizuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 08/12/21 |
Opi Nion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar më 8 dhjetor, pasi që Millan Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Osmani shkroi në Twitter, duke thënë se i mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj Veselinoviçit dhe grupit të tij transicional për krim të organizuar nga veriu i Kosovës.

“Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të garantuar që rajoni unë nuk do të bëhet parajsë për grupe të këtilla kriminale” , shkroi mes tjerash presidentja Osmani.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore serbë në Kosovë, MIllan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviç, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Pas