Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani akuzon Vuçiçin se tentoi ta prishte takimin e Bërdo-Brionit

2025/10/06 at 3:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Osmani akuzon Vuçiçin se tentoi ta prishte takimin e Bërdo-Brionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se tentoi “të prishte takimin” e Bërdo-Brionit që u mbajt në Durrës, por shtoi se në fund udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me unanimitet miratuan një deklaratë të përbashkët të samitit.


Pas samitit, Osmani tha për transmetuesin publik shqiptar se Vuçiç, iu drejtua samitit me “ofendime dhe arrogancë”.

“…natyrisht që për çdo propagandë që Vuçiçi synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme, argumente në anën e së drejtës dhe argumente të cilat janë fuqizuar e mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare, nëpërmjet mendimeve të GJND-së”, tha Osmani, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që vendosi se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008 nuk ishte shkelur ligjin ndërkombëtar.

Gjatë samitit, sipas Osmanit, Vuçiç u ankua edhe për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë arritur në mars të këtij viti.

“Ai [Vuçiç] mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë dhe përgjigja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës sonë si komb ne asnjëherë nuk e kemi sulmuar askënd, s’e kemi pushtuar askënd, por gjithmonë e kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë integritetin tonë territorial. Aleanca tona janë aleanca mbrojtëse për të na mbrojtur nga rreziqet që na vijnë nga të tjerët. Për Kosovën, rreziku na vjen nga Serbia kështu që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë ushtrinë tonë”, tha Osmani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat se gjatë takimit në Durrës kishte pasur përplasje me Osmanin kur u diskutua për integritetin territorial, që sipas tij, çdokush e interpreton siç do.

“Imagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet për integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Të rrotullohet stomaku dhe të gjithë e dëgjojnë dhe tundin kokën… Prandaj, unë ja kujtova ditët e saj të turizmit në Kombet e Bashkuara, i urova që të ketë më shumë turizëm në jetën e saj dhe kjo ishte”, tha Vuçiç.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën të hënën në Durrës të Shqipërisë për Samitin rajonal Bërdo-Brioni, duke zhvilluar bisedime për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian (BE).

Duke folur në hapje të seancës plenare të këtij tubimi, presidenti i Shqipërisë si mikpritës i ngjarjes, Bajram Begaj, tha se Tirana e mbështet dialogun rajonal, me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian.

“Për, ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE. Duhet të vazhdojmë t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme nga ky proces i Bërdo-Brionit”, tha Begaj.

Tema e samitit të sivjetshëm ishte “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi u përqendrua në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

Derisa Kosova ngel vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria ka shënuar përparim të madh kohëve të fundit duke i hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim, me vendet e tjera që kanë ngecur në këtë pikë.

Pas samitit, Osmani tha se procesi i anëtarësimit në BE nuk bazohet në merita, sepse, po të ishte kështu, tha ajo, Kosova “do të ecte shumë përpara dhe tani do të ishim shumë afër anëtarësimit. Por, fatkeqësisht zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo.

Kosovës po i kushton mungesa e një Kuvendi të ri, pas zgjedhjeve të shkurtit, pasi i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme fillimisht, ndërsa Bosnja s’e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani në këtë samit, ku morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.

Samiti u zhvillua në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, u trajtuan edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.

Ky samit gjithashtu i solli Osmanin dhe Vuçiçin përballë për herë të parë pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani tha në fundjavë se “thirrjet e pamatura” të presidentit serb për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiç tha të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçiç po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes kosovare kur foli për luftën, pasi javën e kaluar në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Osmani i kishte bërë thirrje Evropës t’i parandalojë “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, dy prej nismëtarëve të samitit, nën udhëheqjen e presidentit shqiptar Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Kjo nismë rajonale, e nisur në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe të lehtësojë përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./ REL



Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Para
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE

Orban: BE po shpërbëhet, nuk duhet ta pranojmë euron

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë
















TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com