Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se do të stakojë energjinë elektrike ditën e enjte (5 korrik) në zonën bregdetare të Vlorës, nis nga Uji i Ftohtë, Radhimë Orikum e deri në Llogara. OSHEE zgjedh të bëjë remontet pikërisht në kulmin e sezonit turistik.
Më poshtë njoftimi i plotë
Në vijim të planit të masave të hartuara nga kompania OSHEE për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në zonat bregdetare, si garanci për mbulimin e nevojave të furnizimit me energji gjatë sezonit turistik, në datën 5 korrik është planifikuar remont në linjën 35kV L30-31/2 Uji i Ftohtë–Radhimë-Orikum.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 04:00-09:00, dhe gjatë kësaj periudhe do të stakohet energjia në nst Radhimë dhe Orikum.
Pa energji do të jenë këto zona: Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Baza Ushtarake Pashaliman.