Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! 

2024/11/02 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet. 


Si rrjedhojë, thekson se çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv. 

Reagimi i plotë i OSHEE-së: 

OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë; 

-Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është: 

-Për periudhen 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00 

-Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00. 

Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm. 

Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë. 

Orari pik është orari kur konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare. 

OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve). 

Sipas të dhënave nga OSHEE, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra bukë të regjistruara si të tilla. Përsa i përket periudhës 2018-2024 mesatarja mujore e subjekteve furra buke të cilat janë tarifuar me çmimin pik është si më poshtë: 

-Për vitin 2018 janë tarifuar 11 subjekte 

-Për vitin 2019 janë tarifuar 87 subjekte 

-Për vitin 2020 janë tarifuar 86 subjekte 

-Për vitin 2021 janë tarifuar 95 subjekte 

-Për vitin 2022 janë tarifuar 120 subjekte 

-Për vitin 2023 janë tarifuar  164 subjekte 

-Për vitin 2024 janë tarifuar 194 subjekte 

-Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë. 

Skema e tarifimit të energjisë elektrike për prodhuesit e bukës 

Që prej muajit prill 2024 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të furrave të bukës. Edhe për këto tarifa është i zbatueshëm koncepti i orarit pik. OSHEE sqaron se në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, me qëllim aplikimin e drejtë dhe jo diskriminues të çmimeve të energjisë elektrike të furrave të bukës,  propozuan në ERE çmime të reja për furrat e bukës.  Këto çmime reflektonin situatën konkrete të biznesit të furrave të bukës, të cilat tashmë ushtrojnë edhe aktivitete të kombinuara, si pastiçeri, bar kafe, etj. 

Kategoritë e miratuara nga ERE në muajin prill 2024 janë si më poshtë: 

-Kategoria I – Vetëm Furra buke/prodhim mielli, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kËh. 

-Kategoria II – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kËh; 

-Kategoria III – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres), Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh. 

Sqarojmë se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qenë 14l/kËh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE. Çmimi për furrat e bukës nuk është rritur, ai subvencionohet nga shteti! 

OSHEE sqaron se çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Ky çmim nuk reflekton asnje kosto të energjisë dhe qeveria e subvencionon si një mase sociale për popullsinë.   

Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjelle një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbeshtetjen e nje konkurrence te ndershme ndërmjet kategorive te ndryshme të furrave bukës. 

Përsa i përket periudhës Maj-Shtator 2024, numri i subjekteve Furra Buke të cilat faturohen sot janë rreth 1600, të ndarë sipas tre kategorive: 

-Në kategorinë Furra Buke – 480 subjekte 

-Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri – 865 subjekte 

-Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri + Bar Kafe – 222 subjekte 



Ju sugjerojmë

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
Bota

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

2 Korrik, 2025 9:13 am
Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

2 Korrik, 2025 8:55 am
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Bota

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

2 Korrik, 2025 8:50 am
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2 Korrik, 2025 8:45 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

2 Korrik, 2025 8:37 am
Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Para
Nga dita e hënë sërish emigrantë në kampin e Gjadrit 

Nga dita e hënë sërish emigrantë në kampin e Gjadrit 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, 21-vjeçari përfundon në spital 

Teatri i ri/ Veliaj: Brenda vitit 2025 do të përfundojë karabinaja e godinës 

Teatri i ri/ Veliaj: Brenda vitit 2025 do të përfundojë karabinaja e godinës 
















TE FUNDIT

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
2 Korrik, 2025

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se ushtria iraniane ka ngarkuar mina në disa anije në Gjirin Persik në qershor. Sipas zyrtarëve...

Lexo më shumë

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
2 Korrik, 2025

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja...

Lexo më shumë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
2 Korrik, 2025

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë....

Lexo më shumë

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
2 Korrik, 2025

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com