Aktualitet

OSHEE: Defekt në kabëll, 6 kabina dalin jashtë pune në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:04 - 19/09/21 |
Opi Nion

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se si pasojë e  një defekti në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, 6 kabina kanë dalë jashtë pune. Kjo ka bërë që një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish -fushës së aviacionit të mbeten pa energji elektrike.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Njoftim për abonentët Tiranë

Për shkak të defektit në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina. Një prej tyre,kabina nr2 në rrugën “Kongresi I Lushnjes”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.

Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.

Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune

Pas