Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Oscar 2016/ Ja çfarë thotë regjisori i i filmit “Shok”

2016/02/28 at 11:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Oscar 2016/ Ja çfarë thotë regjisori i i filmit “Shok”

Një listë impresionuese me filma me metrazh të shkurtër është para jurisë së çmimeve Oscar këtë vit, ndër to edhe filmi Shok nga Kosova.


Regjisori i filmit Shok, Jamie Donoughue, thotë se shpreson t’i ndihmojë njerëzit të reflektojnë mbi dramën njerëzore që ngre filmi:

“Ka disa gjëra që ngrihen në film që shpresojmë se do të hedhin dritë mbi ato që po ndodhin sot. Për shembull kriza me refugjatët sirianë është shumë e ngjashme me ato që ndodhën në Kosovë. Nëse ky film arrin t’i bëjë njerëzit të reflektojnë, apo të shohin më me vëmendje ato që ndodhin në këto zona, do të ndjehesha shumë i nderuar”.

Filmi Shok përqëndrohet mbi miqësinë e dy djemve në Kosovën e përfshirë nga lufta në 1998, peripecitë e jetës së përditshme, dhunën që ka zaptuar realitetin e tyre dhe vendimet që marrin që vënë në rrezik jo vetëm miqësinë e tyre, por edhe jetët e njerëzve përreth.

Filmat me metrazh të shkurtër nuk kanë luksin e buxheteve marramendëse, apo ekipeve profesioniste dhe studiove e fuqishme realizuese të filmave të rregullt. Por ato shpesh kanë histori domethënëse në një stil konçiz rrëfimi. Këtë vit Shok konkurron mes pesë filmave me metrazh të shkurtër, ndër të cilët Ave Maria. Bhasil Khalil, regjisor i filmit shpjegon se realizimi i tij e merr frymëzimin nga situata aktuale në Lindjen e Mesme.

Filmi Çdo Gjë do të Shkojë Mirë, është një dramë familjare që ka në qendër të subjektit një baba të divorcuar, shumë të dhënë pas vajzës tetë-vjeçare. Një fund-javë që kalojnë bashkë shndërrohet nga rutinë mes babait dhe vajzës në një rrugëtim hakmarrës e të trazuar.

Ndër konkurrentët për Oscar në këtë kategori është edhe një realizim rus që, ashtu si filmi Shok, ka në qendër të subjektit miqësinë e dy djemve. Filmi Nuk Mund të Jetojmë pa Kozmosin gjen frymëzimin në historinë e dy shokëve që ëndërrojnë se kur të rriten do të bëhen astronautë. Një tjetër titull në listën e filmave multiplikativë me metrazh të shkurtër është Super-Ekipi i Sanxhajt. Ky film ka në subjekt një djalë të lindur në Shtetet e Bashkuara në një familje emigrante nga India dhe përplasjet kulturore mes tij dhe të atit që ruan traditën indiane.

Një tjetër konkurrent, përsëri realizim multiplikativ, është filmi kilian Historia e Ariut. Regjisori i tij Gabriel Osorio thotë se ariu është një figurë alegorike për Kilin nën sundimin e Pinoçetit.

Shumë nga këta filma, duke qenë me metrazh të shkurtër nuk gjejnë mbështetje nga kinema të fuqishme pasi nuk mund të tërheqin shikues dhe fitime domethënëse. Por konkurrimi i tyre për Oscar i bën realizuesit e filmave profesionistë seriozë mes kineastëve të tjerë të afirmuar dhe ata shpresojnë se do të hapë porta për bashkëpunime dhe realizime në të ardhmen.



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Ja një hile për të shmangur grisjen e çorapeve të holla

Ja një hile për të shmangur grisjen e çorapeve të holla

Takat e larta ju tregojnë më joshëse në sytë e meshkujve

Takat e larta ju tregojnë më joshëse në sytë e meshkujve

E fundit/ Prova se “Shok” është fitues i Oscar

E fundit/ Prova se "Shok" është fitues i Oscar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com