Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orban: Pa Serbinë në BE, Ballkani nuk mund të jetë stabël

2024/10/09 at 11:10 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Orban: Pa Serbinë në BE, Ballkani nuk mund të jetë stabël

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit e ka përsipër kryesimin gjashtëmujor të BE-së, ka folur për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në seancën plenare të 9 tetorit të Parlamentit Evropian.


Orban kritikoi BE-në se nuk po i mban premtimet që ua kishte dhënë vendeve të këtij rajoni para 20 vjetëve, duke theksuar rastin e Serbisë.

“Duhet të fokusohemi sidomos në Serbinë. Pa Serbinë, ne nuk mund ta stabilizojmë Ballkanin derisa Serbia të mos jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ballkani mbetet një rajon jo stabël”, ka thënë Orban.

Serbia kishte aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2009, ndërsa statusin e vendit kandidat e mori në vitin 2012, para se të fillonte negociatat në vitin 2014. Edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë filluar negociatat për anëtarësim, ndërsa Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022.

Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat, ndërsa aplikoi për anëtarësim në fund të vitit 2022.

Gjatë fjalimit të tij, Orban shtoi se edhe pse disa vende kandidate i kanë përmbushur obligimet, ato nuk kanë lëvizur në procesin e negociatave për anëtarësim.

“Të rikujtojmë se para 20 vjetëve, BE-ja u kishte premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në BE. Presidenca hungareze është e mendimit se ka ardhur koha ta përmbushim këtë premtim”, ka thënë Orban, i cili paralajmëroi zhvillimin e një samiti me Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse presidenca hungareze e BE-së tashmë është në gjysmën e saj – pasi përfundon në fund të dhjetorit – Orbani e mbajti tani fjalimin e zakonshëm ku shefi i qeverisë së vendit kryesues tregon prioritetet e presidencës së saj. Mbajtja e këtij fjalimi ishte shtyrë dy herë.

Orban gjithashtu bëri thirrje për “ndryshim” në Bashkimin Evropian, në fjalimin e shoqëruar me protesta për prapambetje demokratike në Hungari.

“BE-ja duhet të ndryshojë, dhe do të doja t’ju bindja për këtë sot”, tha kryeministri i ekstremit të djathtë, në Strazburg.

Orban tha se kjo është “periudha më serioze” në historinë e BE-së, me luftën në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e Mesme që po eskalon dhe një “krizë migracioni” që sipas tij mund të shkaktojë “shkatërrimin” e sistemit të kufijve të hapur në Schengen.

“Unioni ynë duhet të ndryshojë, dhe presidenca dëshiron të jetë katalizatori i këtij ndryshimi”, tha ai.

Si aleati më i afërt i presidentit rus, Vladimir Putinit, brenda Bashkimit Evropian, qeveria nacionaliste e Orbanit është në përplasje me partnerët e saj për një sërë çështjesh – nga ndalimi i ndihmës për Kievin, deri te miratimi i një sërë ligjesh që blloku i sheh si prapambetje demokratike.

Fjalimi i Orbanit në parlament, ku ishte e pranishme edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shtyrë dy herë dhe tani po zhvillohet në mes të mandatit presidencial të Budapestit.

Ligjvënësit e BE-së premtojnë se do ta mbajnë Orbanin përgjegjës, me liderin e opozitës hungareze, që është bërë eurodeputet, Peter Magyar, si një ndër folësit e radhës dhe me protesta që zhvilloheshin përgjatë fjalimit të Orbanit.

“Nuk ka para për të korruptuarit”, thuhej në një pankartë të mbajtur nga ligjvënësit e majtë, në referencë ndaj miliardave euro fonde që janë ngrirë për Hungarinë për shkak të shqetësimeve mbi sundimin e ligjit.

Një interpretim i zhurmshëm i himnit antifashist “Bella Ciao” u dëgjua ndërsa ai përfundoi fjalimin, duke shkaktuar një thirrje për rend nga presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, e cila tha: “Ky nuk është Eurovisioni”.

Kur Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të BE-së në korrik, Orban doli jashtë skenarit: ai nisi një “mision paqeje” të pakoordinuar për Ukrainën në Kiev, Moskë dhe Pekin, që la udhëheqësit në Bruksel të shqetësuar.

Në përgjigje, von der Leyen urdhëroi zyrtarët e lartë të anashkalojnë një sërë takimesh të organizuara nga presidenca hungareze, në një bojkot de facto të paprecedentë.

Që kur u rikthye për ta udhëhequr vendin e tij në vitin 2010, Orban ka ndërmarrë hapa për të kufizuar të drejtat civile dhe për të forcuar kontrollin mbi pushtetin, duke u përplasur vazhdimisht me Brukselin mbi çështjet e sundimit të ligjit.

Por, Orban ka theksuar fitoren e ekstremit të djathtë në zgjedhje nga Italia në Holandë dhe Austri – dhe ndikimin në rritje të një grupi të ri të udhëhequr nga Hungaria në parlamentin e BE-së, Patriotët për Evropën – si dëshmi se klima politike në Evropë po ndryshon./REL



Ju sugjerojmë

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Miratimi i rezolutës nga PE/ Begaj: I jep Shqipërisë energji për procesin e…

9 Korrik, 2025 4:21 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

9 Korrik, 2025 4:02 pm
Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
Aktualitet

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

9 Korrik, 2025 3:53 pm
Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…
Aktualitet

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…

9 Korrik, 2025 3:41 pm
Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska
Rajoni

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

9 Korrik, 2025 3:31 pm
“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’
Aktualitet

“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’

9 Korrik, 2025 3:21 pm
I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

9 Korrik, 2025 3:04 pm
Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet
Rajoni

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

9 Korrik, 2025 2:48 pm
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Rajoni

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

9 Korrik, 2025 2:29 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

9 Korrik, 2025 2:10 pm
Para
Tension në Kuvend, deputetët e opozitës nuk lejohen të futen në Komisionin Hetimor

Tension në Kuvend, deputetët e opozitës nuk lejohen të futen në Komisionin Hetimor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bën ndryshimet e para në radhët e uniformave blu 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bën ndryshimet e para në radhët e uniformave blu 

U kap me drogë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali 

Emrat/ “Babi vrau mamin”, si u zbulua vrasja e 24-vjeçares shqiptare nga i shoqi! Tentoi ta fshihte krimin duke... 
















TE FUNDIT

Miratimi i rezolutës nga PE/ Begaj: I jep Shqipërisë energji për procesin e…

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
9 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar ndaj vendimit të Parlamentit Evropian, pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
9 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës...

Lexo më shumë

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
9 Korrik, 2025

Parlamenti Europian miratoi sot më 9 korrik raportin për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, me 502 vota nga 689 të...

Lexo më shumë

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…
9 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com