Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orban: NATO çdo javë po i afrohet luftës

2024/05/31 at 11:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas sanksioneve të SHBA, Hungaria largohet nga banka që e kontrollon Rusia

Hungarian Prime Minister Viktor Orban gestures as he addresses an annual press conference in Budapest on December 21, 2022, prior to the government's last meeting of the year 2022. (Photo by Attila KISBENEDEK / AFP)

Planet e NATO-s që të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë janë si zjarrfikësit që tentojnë të shuajnë zjarrin me flakëhedhës, tha kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, më 31 maj.

Orban, i cili ka raporte të afërta me Moskën, ka mospajtime me shtetet perëndimore sa i përket mbështetjes për Ukrainën, që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj mbi dy vjet më parë.

NATO “po i afrohet luftës” çdo javë, tha Orban, përderisa ministrat e Jashtëm të aleancës po takohen në Pragë për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha një ditë më parë se “ka ardhur koha” që anëtarët e aleancës ushtarake të rishqyrtojnë disa nga kufizimet sa i përket armëve që japin për Ukrainën.

Përderisa liderët ukrainas po u bëjnë thirrje qeverive që të lehtësojnë kufizimet, shtetet perëndimore duken të ndara lidhur me atë nëse Ukrainës duhet t’i lejohet që të sulmojë caqe në tokën ruse.

Orban tha po ashtu se negociatat lidhur me dërgimin e trajnerëve ushtarakë francezë në Ukrainë dhe lejimi që ushtria ukrainase të përdorë armë perëndimore për të sulmuar caqet ruse ishin ide “shqetësuese” që do ta vendosnin NATO-n më afër luftës.

Një mision i NATO-s në Ukrainë do të rrezikonte një luftë botërore në vend se të mbronte anëtarët e aleancës, tha Orban.

“Është absurde që NATO-ja në vend se të na mbrojë ne, po na tërheq në luftë botërore. Kjo është absurde sikurse një zjarrfikës të vendosë ta shuajë zjarrin me flakëhedhës”, tha Orban për radion shtetërore hungareze.

Raportet mes Budapestit dhe NATO-s janë përkeqësuar për shkak të zvarritjes së ratifikimit për pranimin e Suedisë në aleancë nga Hungaria – Hungaria përfundimisht e ratifikoi pranimin e Suedisë në mars – dhe po ashtu për shkak të raporteve të ngushta të Orbanit me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë./REL

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Opinion – Çfarë po ndodh me krimin në Shqipëri? Taulant Balla (30 Maj 2024) 

Opinion - Çfarë po ndodh me krimin në Shqipëri? Taulant Balla (30 Maj 2024) 

Arrestohet Ilir Pere, me identitet grek lëvizte në botë për të trafikuar drogë e shitur armë

Arrestohet Ilir Pere, me identitet grek lëvizte në botë për të trafikuar drogë e shitur armë

“Më rrezikohet jeta në qeli”, GJKKO rrëzon kërkesën e Erzen Breçan, e lë në burg  

“Më rrezikohet jeta në qeli”, GJKKO rrëzon kërkesën e Erzen Breçan, e lë në burg  

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com